Braimllari: “Rama inaguron teatrin provizor për t’i hapur rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar”

783
Sigal

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari për inagurmin e Turbinës është shprehur se Rama inaguron teatrin provizor, për t’i hapur rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave klienteliste.

Ai ka shtuar më tej se kjo është përpjekja kriminale e një Kryeministri të papërgjegjshëm i cili po shkatërron vlerat e artit në vend.

“Kryeministër mashtrues inaguron Teatrin provizor për ti hapur rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave klienteliste.

Kjo është përpjekja kriminale e një Kryeministri të papërgjegjshëm i cili po shkatërron vlerat e artit në vend. Veprimi i Kryeministrit për të inaguruar me ngut Teatrin provizor i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar dhe spostimin e tij tek Teatri provizor. Vendi i Teatrit Kombëtar i duhet për kullat e tij klienteliste, i duhet për të pastruar paratë e drogës dhe krimit të organizuar sepse vendi ku ndodhet Teatri Kombëtar është perfekt për realizimin e qëllimit të Kryeministrit. Kjo është mënyra kriminale sesi ky Kryeministër e drejton vendin, nuk njeh instuticionet, nuk pyet për ligje.”, shprehet Braimllari.