Braimllari: Qytetarët u provokuan, Rama po instalon diktaturën

543
Deputet e LSI Endrit braimllari, Perparim spahiu, Floida Kerpaci, nora Malaj jane ne Kukes se bashku me deputetet e pd ne takime me banoret. Takime me banoret dhe anetaret e keshillit bashkiak Kukes.
Nga Kukësi, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, u shpreh se protestuesit te “Rruga e Kombit” janë provokuar. Sipas tij, me represionin në Kukës, Rama po tenton të instalojë diktaturën. Ai bëri me dije se gjatë vizitës në komisariatin e Kukësit, mësuan se 23 të arrestuarit tashmë janë në Tiranë.
“Protestuesit u provokuan. Edi Rama me këtë represion që po bën në Kukës po tenton të instalojë një sistem diktatorial. Me atë pagesë, kundrejt çdo normaliteti, ai thotë paguani 10 euro për të ardhur në Tiranë. Ne i kemi kërkuar drejtorit të policisë që të lirohen, na kanë informuar që janë transportuar në Tiranë. Do shkojmë atje dhe do njihemi me gjendjen e tyre”.
Ai tha se nuk do ketë bisedime pa liruar më parë protestuesit. “Ky njeri (Edi Rama) është me simptoma të thella skizofrenie”.
Sigal