Braimllari nga protesta në Korçë: Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime, vendi i tij është burgu!

525
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ndodhet i pranishëm në protestën që po zhvillohet nga qytetarë të shumtë  në Zëmblak të Korçës t t cilët kanë bllokuar rrugën, kur pritet që kryeministri Rama të zhvillojë një takim në zonën e Korçës.

Nga kjo protestë Braimllari u shpreh se Rama nuk ka të drejtë të vijë në Korçë, pasi është pjesë e krimit të organizuar. Nuk mund të inkriminojë dhe Korçën me pjesëmarrjet e tij.

“Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Vendi i tij është burgu dhe qytetarët tani e kanë marrë këtë vendim.” – theksoi Braimllari.

Ndër të tjera Braimllari u shpreh se: “Do e ndjekim këmba këmbës në çdo cep të vendit sepse Shqipëria nuk meriton një kryeministër të marrë peng nga krimi.”