Braimllari: Ne nuk kemi mandate, pse të kemi frikë nga SPAK

445
Sigal

Deputeti i dorëhequr i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari  iu përgjigj akuzave të maxhorancës  dhe kryesisht të kryeministrit Rama, i cili thotë se opozita u largua nga Parlamenti që të pengojë ndërtimin e SPAK, ngaqë ka frikë ndëshkimin.  Braimllari theksoi se qëllimi kryesor i opozitës është, krijimi i një qeverie tranzitore për të garantuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Qëndrimi i opozitës është i qartë qeveri tranzitore për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta e 16 shkurtit ishte historike për nga pjesëmarrja, kjo e detyroi Edi Ramën të futet në bunkerin e tij. Vendi është në një krizë shumë thellë për shkak të Edi Ramës dhe kësaj qeverisje. Qytetarët presin stabilitet, presin të ketë një siguri publike, presin një zbatim të reformës në Drejtësi. Të zbardhet afera e Unazës së Madhe, të zbardhet lidhja e kësaj qeverie me krimin e organizuar. Shqiptarët presin drejtësi. Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe banditë dhe ka blerë vota. Të jeni të bindur se opozita i ka konsumuar të gjitha informacionet e nevojshme për vendimin për djegien e mandateve. Ky është vullneti i popullit, mbi të gjitha dhe opozita ka lexuar këtë vullnet. Edi Rama ka shkelur kushtetën. Sot jemi pa imunitet, çfarë frikë kemi nga SPAK-u. Ne inkurajojmë që të krijohet SPAK-u sa më shpejt që këto ministra të Ramës të përfshirë në afera korruptive të shkojnë para drejtësisë.”- u shpreh Braimllari.