Braimllari: LSI është forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët te serioziteti që LSI ka si forcë politike

487
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Bërzhitë me banorë të njësive administrative të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, simpatizantë, etj.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program të qartë për të qeverisur vendin ku bazohet në një arsim të drejtë për të rinjtë si edhe për krijimin e vendeve të reja të punës të mirëpaguara.

“Ne kemi një vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja”,- u shpreh Braimllari, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë falë angazhimit maksimal që ka ndaj të rinjve dhe të rejave.

“LSI do jetë forcë e parë falë plan konkret. Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit. Ne do të investojmë maksimalisht në arsimin profesional. Arsimi profesional me arsimin e përgjithshëm, të marrë një raport 50 me 50% . Ky angazhimit maksimal të këtyre të rinjve dhe të rejave. LSI është forcë e parë falë besimit që kanë shqiptarët te serioziteti që LSI ka si forcë politike”, – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Sigal