Braimllari: LSI e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve

481
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një statusi ka treguar se thelbi i planit të LSI-së janë fermerët dhe blegtorët.

Braimllari ka thënë se kjo qeveri nuk i ka përkrahur deri më sot.

Ja postimi i plotë:

Kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët. Edi Rama i ka lënë në mëshire të fatit pa vizion dhe program për bujqësinë, merret me fjalë boshe dhe aspak me plane konkrete. Nuk përkrah prodhimin vendas por favorizon importin për interesat e tij klienteliste.
LSI e angazhuar për një plan të qartë në shërbim të fermerëve. Subvencion i drejtpërdrejt për çdo fermer, çdo kokë bagëti, çdo koshere blete, çdo fermë e ndërtuar dhe çdo dynym toke e punuar. Heqjen e akcizës së naftës për fermerët.
Heqjen e çdo barriere për subvencionin dhe përkrahjen e fermerëve qe deri tani kanë rezultuar barriera korruptive ne shërbim të Edi Ramës.
#Shqipëriashtëpiajuaj 🌹🇦🇱