Sigal

Fjala e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari në takimin me strukturat e LSI në Tiranë.

LSI jo rastësisht është kjo që është. Është se ju ka ju në bazë që punoni përditë, ju ka ju që dërgoni mesazhe pozitive, ju ka ju njerëz të sakrificës dhe njerëz trima, të cilët do ta udhëhiqni LSI-në në fitoret më të papara ndonjëherë.

Unë nuk dua të zgjatem shumë, por dua të them dy fjalë porsa i përket situatës që është krijuar në Tiranë. Besoj të gjithë ju jeni sensibilizuar me ngjarjet që po ndodhin te Unaza e Re, me ngjarjet e terrorit të ushtruar nga Edi Rama. Kemi të bëjmë me ngjarje ku një kryeministër i papërgjegjshëm, ushtron dhunë ndaj banorëve të thjeshtë të këtij vendi, ndaj qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, të cilët kërkojnë vetëm të drejtën e tyre, të mbrojnë pronën e tyre që është gjëja më e shtrenjtë.

Të jeni të bindur që banorët e Unazës së Re nuk janë kundra investimit në zonë, por ato kërkojnë dëmshpërblim dhe sipas kushteve të tyre. Pse? Sepse vetë Edi Rama, kryeministër mashtrues  ia ka premtuar atyre në fushatë elektorale, duke i thënë që shtëpitë tuaja nuk i prish, as po të zgjohet nga varri Enver Hoxha. Është me zë dhe me figurë.

E kam thënë sot që ajo nuk është një protestë politike, por është një protestë qytetare dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse po të ishte politike, ato deputetë të PS-së së Tiranës që dalin lart e poshtë e bëjnë dëgjesa publike, bëjnë show kot anë e mbanë Tiranës, do të ishin sot prezent atje për tu përballur me qytetarët. Por nuk kanë moral të përballen, sepse i mashtruan, siç mashtuan banorët e Shkozës, siç mashtuan banorët e Unazës së Re, ashtu kanë mashtruar anë e mbanë të gjithë shqiptarët.

Sot ka rënë dhe është vërtetuar njëherë e përgjithmonë kauza e mashtrimit të këtij kryeministri. E keni dëgjuar, thotë “Bashkëqeverisje me qytetarët”. Nëse do të kishte bashkëqeverisje me qytetarët, do të kishte bashkëqeverisje me banorët e Unazës së Re, do të kishte dialog me ata banorë atje, por nuk është e tillë. Sepse ky kryeministër po bashkëqeveris me oligarkët dhe me krimin e organizuar, ndaj t jeni të bindur që të gjithë sa jemi ne këtu, do të jemi shumë më shumë anë e mbanë Tiranës në çdo njësi bashkiake, në çdo qendër votimi për ta ndaluar këtë lloj mostre të marri jetën e njerëzve të Tiranës.

Unë ju falënderoj!