Braimllari: Ikja e Ramës, i hap rrugën proceseve integruese

416
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e parlamentit Holandez, për kthimin e vizave për shqiptarët.

Teksa e cilëson si vendimin që e kthen Shqipërinë mbrapa dhe përgjegjësia për të është e qeverisë, për të ikja e Ramës nga qeverisja, do ti hap rrugë proceseve integruese të vendit.

”Kriminaliteti në rritje, emigrimi i qytetarëve për shkak të varfërisë që ka mbjellë Edi Rama, kanë çuar në këtë vendim. Shqipëria po kthehet vite mbrapa për shkak të një Kryeministri të papërgjegjshëm i cili eksportoi krim të organizuar në Europë”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Parlamenti Holandez ka votuar per rikthimin e regjimit te vizave per Shqiperine. Lajm i hidhur qe ka nje pergjegjes kryesor, Edi Ramen dhe qeverine e tij. Kriminaliteti ne rritje, emigrimi i qytetareve per shkak te varferise qe ka mbjelle Edi Rama kane çuar ne kete vendim. Shqiperia po kthehet vite mbrapa per shkak te nje Kryeministri te papergjegjshem i cili eksportoi krim te organizuar ne Europe. Sot me shume se kurre eshte koha qe Edi Rama te ik dhe ti hap rrugen proceseve integruese ne vend.