Endrit Braimllari: Edi Rama pastron paratë e mafias dhe të terrorizmit nëpërmjet qeverisë së tij

480
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Edi Rama nëpërmjet qeverisë së tij kriminale po pastron paratë e mafias duke favorizuar terrorizmin dhe duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit.

Statusi i plotë:

Edi Rama pastron paratë e mafias dhe të terrorizmit nëpërmjet qeverisë së tij.

“Partnerë kriminelë në aleancë strategjike” është një libër që fokusohet tek lidhjet e Mafies Shqiptare me Shtetin Islamik (DAESH) nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale gjermane), dalë në qarkullim para dy javësh.

Edi Rama nëpërmjet qeverisë së tij kriminale po pastron paratë e mafias duke favorizuar terrorizmin dhe duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit. Edi Rama po eksporton destabilitet për fqinjët dhe Europën, e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të terrorizmit dhe mafias nëpërmjet politikës së tij kriminale të kultivimit të kanabisit dhe me pas kalimi tek drogërat e forta duke e kthyer Shqipërinë në rrugën kryesorë të transportit të drogës në Europë. Nëpërmjet transaksioneve Bankare ku e famshmja ABI Bank del kudo.
Edi Rama vuri çdo aset shtetëror në dispozicion të fuqizimit të mafias. Duke filluar nga ministra të brendshëm të lidhur me krimin e organizuar tek Drejtor Policie, duke cënuar rëndë sigurinë Kombëtare. I gjithë ky mekanizëm shtetëror është vënë në funksion të mafias dhe terrorizmit nga një Kryeministër trafikantë.