Brahimllari: Të gjithë bashkë me 16 shkurt për të protestuar kundër këtij Kryeminsitri dhe kësaj qeverie që ka varfëruar vendin

535
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Korçë në kuadër të protestës së opozitës më 16 shkurt, ku është shprehur se duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 16 shkurt për të protestuar kundër këtij Kryeministri dhe kësaj qeverie që ka varfëruar vendin, ka vrarë shpresën e të rinjve duke i larguar nga vendi, ka shkatërruar biznesin e vogël duke favorizuar oligarkinë, ka kriminalizuar vendin dhe po pastron paratë e pista në kurriz të shqiptarëve.

Ja postimi i plotë Brahimllarit:

Në takim me strukturat e LSI Korçë.??????
Edi Rama po pastron paratë e mafias dhe të terrorizmit nëpërmjet skemave të tij kriminale në qeveri. Mbushi Shqipërinë me drogë, shkatërroi sigurinë publike në vend, përfshiu të gjithë qeverinë dhe policinë e shtetit në kete proces, sallën e komandimit të radarëve që monitoron kufijtë detar e vuri në dispozicion te krimit të organizuar. Pas gjithë ketij procesi tani po pastron paratë e mafias dhe terrorizmit ku del hapur perfshirja e Abi Bank, ndërkohë shqiptarët zhyten çdo ditë e më shumë në varferi. Prandaj duhet te behemi te gjithe bashke me 16 shkurt per te protestuar kunder ketij Kryeminsitri dhe kesaj qeverie që ka varfëruar vendin, ka vrarë shpresën e të rinjve duke i larguar nga vendi, ka shkatërruar biznesin e vogël duke favorizuar oligarkinë, ka kriminalizuar vendin dhe po pastron paratë e pista në kurriz të shqiptarëve.