Brahimllari, deputeti i LSI-së i rendit pyetjet kryeministrit

984
Sigal

Deputeti i LSI-së, Braimllari, i ka bërë shumë pyetje kryeministrit Rama lidhur me trafikun e drogës. Në një status në rrjetin e vet social, deputeti Brahimllari rendit pyetjet, ku ndër të tjera shkruan pse Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe me çfarë materialesh e kërcënon ish-ministri Tahiri kreun e qeverisë. Ja pyetjet e deputetit Brahimllari për kryeministrin Edi Rama në lidhje me trafikun e drogës: Pse e dha dorëheqjen Fatmir Xhafa? Pse ka frikë Edi Rama nga Avdylajt? Pse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës me laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Pse e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?” – shkruan Braimllari.