Brahimllari, deputeti i LSI: Rama si në diktaturë

526
Sigal

Teksa vijonte gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës. Mësohet se togat e zeza kanë vendosur që të zhvillojnë seancën me dyer të mbyllura. Në ambientet e jashtme të Gjykatës, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, tha se Rama po bën gjyq politik si në kohë të diktaturës. “Sot Rama urdhëroi që gjyqi të bëhej me dyer të mbyllura, gjyq politik si në kohën e diktaturës. Që të mos njihet dhuna ndaj Danielit gjatë shoqërimit. Edi Rama me këtë gjyq politik kërkon t’i mbyllë dyert. Ka mbaruar gjimnazin me 9.6. Nuk do e lejojmë këtë veprim, se nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë ndaj çdo protestuesi. Përveç deputetëve është urdhëruar të nxirren jashtë dhe Avokatja e Popullit. Kë intimidon Avokati i Popullit, Edi Rama po bën gjyq politik, duke shkatërruar drejtësinë, e duke i bërë presion gjyqtarëve e prokurorëve,” – tha deputeti Braimllari.