Bradashesh/ Monika Kryemadhi: Kemi dalë për të bllokuar rrugën e drogës dhe për të çliruar rrugën e kombit drejt BE-së

605
Sot ne kemi dalë për të sensibilizuar dhe për të ndërgjegjësuar në radhë të pare Kryeministrin e drogës, Edi Ramën, i cili duhet të tërhiqet nga taksa e Rrugës së Kombit, të tërhiqet nga TVSH-ja për biznesin e vogël, duhet të tërhiqet nga përjashtimi i 20 mijë familjeve të varfra nga skema e ndihmës ekonomike, duhet të tërhiqet nga rritja e çmimit të ujit, duhet të tërhiqet nga çdo gllabërim që i bën shqiptarëve. Ne sot këtu nuk kemi dalë për të bllokuar rrugën, por kemi dalë për të bllokuar rrugën e drogës dhe për të çliruar rrugën e kombit drejt Bashkimit Evropian. Sot më shumë se kurrë shqiptarët do të marrin fatet e tyre në dorë dhe për t’u larguar një herë e mirë nga kjo situatë e tmerrshme, që çdo ditë e më shumë po e acaron dhe po e agravon kjo qeveri, që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Gjithë taksat e shqiptarëve shkojnë për nëpër xhepat e koncesionarëve, ato 324 lekë taksa që paguajnë shqiptarët për një litër karburanti në vend që të shkojnë për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit apo rrugëve të Shqipërisë, shkojnë për të paguar koncesionarin e shëndetësisë për atë “check-up”-in e famshëm që është falas. Pra, janë me qindra miliona euro që vidhen dhe kjo ka qenë një nga angazhimet dhe një nga protestat që ka bërë opozita në Parlament. Unë ju sugjeroj që t’u riktheheni seancave parlamentare për të parë çdo gjë që ndodh atje, por në fakt teatri i kukullave që zhvillon Edi Rama në parlamentin e kukullave të veta dhe marionetave të drogës është një teatër që fokusohet në 40 minutat apo 1 orë e gjysmë që ai flet me batutat e tij për kazanin, tepsinë, për tutat, për atletet, por nuk flet kurrë për varfërinë e shqiptarëve. Aty kur parlamenti flet dhe paraqiten amendamente për heqjen e taksës së TVSH-së për biznesin e vogël, për uljen e taksave që janë propozuar nga opozita gjatë diskutimi të buxhetit në fund të vitit të kaluar, ju nuk u paraqisni absolutisht, sepse ato diskutohen në 2 apo 3 të natës, ku asnjë shqiptar nuk i dëgjon dhe mediat nuk i dëgjojnë. Unë mendoj se situata ka dalë jashtë duarve të politikës, ashtu sikurse e ka frikësuar Edi Ramën dhe e ka vendosur në rreshtin e oligarkëve të vet, të cilët e drejtojnë dhe e menaxhojnë, por edhe të bandave dhe krimit të organizuar që e kanë kthyer shtetin në stabiliment të krimit dhe të drogës. Unë mendoj që nuk ka demokraci me stabilitetin e krimit, nëse ne do të kemi frikë bandat, atëherë ky popull nuk është në demokraci, por është në diktaturën e krimit dhe ky popull është drejt shpërbërjes së tij.
Sigal