Braçe tenton t’i mbyllë gojën opozitës, nxjerr mediat jashtë nga komisioni

529
Sigal

‘’Ndërpritet mbledhja, të dalin jashtë mediat”! Me të tillë urdhër plot tension e ka nisur mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kryetari Erion Braçe.

Nisur nga protesta e ditëve të fundit e opozitës në komisionet parlamentare, Braçe ka tentuar të parandalojë apelin e saj për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj duke u mbyllur dyert mediave. Ai i ka ndërprerë fjalën e nisur, deputetit Aldo Bumçi, i cili nuk është anëtar i komisionit të mediave.

ÇFARE NDODHI DJE NE KOMISIONIN E EKONOMISE, QE E TREMBI SOT BRAÇEN

Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho është përballur me qetësi dhe me argumenta me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçen lidhur me kërkesën këmbëngulëse të opozitës për dorëheqjen e menjëhershme të Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm.

Ndryshe nga Flamur Noka, pa pasion, por me qetësi, Spaho e ka detyruar Braçen ta dëgjojë dhe ta ulë pathosin në mbrojtjen e ministrit, pasi Braçe arriti deri atje sa të thoshte me ironi se mezi po priste ta shihte videon e përgjimit, nuk po kishte durim sa ta shihte.

“Mënyra si po sillesh nuk është korrekte, – iu drejtua Spaho. –  Pas çdo fjale nag ne e merrrni fjalën ju kurse ka shumë kolegë që mbase nuk kanë çfarë flasin. Është për të ardhur keq që PS vë interesat e veta mbi ato të vendit.

Njesoj vepruat kur ngritëm çështjen e deputetëve të inkriminuar. Edhe të kryebashkiakëve. Njesoj vepruar me Ndokën, njesoj me Elvis Roshin “që e ka zgjedhur Kavaja”, njesoj me Tahirin, që realisht duhet të ishte në burg sot.

Ne kemi një sfidë, sfida e integrimit evropian dhe ju kanë vënë dy kushte: luftën kundër  krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Ju mund të qeshni kurse kryeministri juaj nuk qeshi kur ia vunë këmbët në Bundestag në njjë këpucë, në një atlete. Kështu ia kërkoi presidenti Macron, shikoje edhe sot çfarë është shkruar për Samitin në Sofje.

Çështja e Fatmir Xhafës është morale në radhë të parë, jo politike. Ne nuk po bëjmë as gjyqtarin as prokurorin. Vëllai i tij është akuzuar për vjedhje biçiklete, por për krijim të organizatave të krimit  të organizuar. A është ky kryeministër në gjendje të sekuestrojë pasuritë e Agronit pra?!

Pse, nuk paska PS kandidatë të tjerë që të bëjë ministra të Brendshëm por duhet të jetë gjithmonë dikush që ka lidhje me krimin?! A e kuptoni që duhet të reflektoni?!

“Po ndjekim me vëmendje sjelljen e ministrit Xhafaj”, – tha Reporteri i PE sot, e keni në një artikull. A ka më troç se kaq?! Pra, po presim të japim dorëheqjen!” sqaroi Spaho në vijim.