Braçe sulmon Ramën për milionat e karburanteve

510
Sigal

Skandali me koncesionin e shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve

Më 7 mars “Telegraf” publikoi një skandal,ku gjykata e shkallës së parë të Tiranës fali një gjobë prej 20 milionë dollarë shoqërisë Bankers Petroleum AlbaniaLTD, së cilës iu gjetën nga një kontroll i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës një sasi nafte pa akcizë dhe pa paguar asnjë taksë, e cila duke përfituar nga e drejta ekskluzive e importit të naftës pa akcizë dhe e përjashtuar nga taksat, atë sasi nafte e destinonte për në treg dhe jo për shfrytëzimin e deklaruar, për shpimin e pusit. Në vend që të kishim një reflektim zyrtar, sepse shteti humbet çdo muaj, 20 milionë euro nga kontrabanda e naftës, shoqëritë që kanë ekskluzivitetin e importimit të naftës D2 në Shqipëri, që përjashtohet nga akciza dhe taksat,ndodh e kundërta.

Skandali i ri, me koncensionin e shërbimit të markimit të karburanteve

Qeveria edhe një herë, ndërmerr privatizime, që janë vetëm në shërbim të rritjes të fitimeve të të huajve, duke i hequr buxhetit të shtetit ta ardhura të konsiderueshme.   dje, qeveria miratoi një ligj për “Miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit tё karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G., sipas tekstit dhe shtojcave që i bashkëlidhen këtij vendimi.”.

Me fjalë të tjera, qeveria i jep ekskluzivitetin nëpërmjet koncensionit për 10 vjet, shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G.,që për shërbimin e markimit e monitorimit të karburanteve që  prodhohen dhe imoportohen, e pastaj, tregtohen në tregun shqiptar. Më qartë, ky ligj që miratoi dje qeveria, u jep të drejtën ekskluzive shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G.,dhe jo më shteti, që të markojnë dhe monitorojnë karburantin që qarkullon në Shqipëri. Me anë të hedhjes së bojërave, do të markojnë cilësinë e hidrokarbureve, në bazë të cilësisë së tij. Deri më sot, këtë e bënin organizmat shtetërore. Me koncensionin që qeveria ua jep të huajve, shteti do të humbasë çdo vit 15 milionë euro. Përse këtë shërbim markimi të karburanteve që qarkullojnë në tregun tonë ta bëjnë të huajt? Nuk ka asnjë justifikim, përveçse, qeveritarët duan të justifikojnë bakshishin e 15 milionëve euro çdo vit, që ua japin të huajve, nga taksapaguesit shqiptarë.

 Përse hesht Braçe për kontrabandën e naftës nga Bankers Petroleum Albania LTD?

 Deputeti Erjon Braçe, me të drejtë kritikon dhënien e koncensionit të shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve shoqërive  “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G., mirëpo, njëkohësisht, hesht çuditërisht për kontrabandën e naftës të bërë nga  Bankers Petroleum Albania LTD. Të besojmë që deputeti Braçe nuk ka asnjë lloj informacioni lidhur me kontrabandën që kjo kompani bën, duke përfituar nga ekskluziviteti që ka marrë (sikurse po ai lloj koncensioni, për të cilin Braçe kritikoi menjëherë qeverisë dje) Bankers Petroleum Albania LTD për të importuar naftë D2? Vështirë, sepse edhe nëse deri dje deputeti Braçe nuk dinte, kontrabanda u publikua nga “Telegraf”. Mos vallë deputeti Braçe hesht ndaj kontrabandës të naftës nga Bankers Petroleum AlbaniaLTD, ku shteti humb çdo muaj 20 milionë euro, sepse kjo kompani, me ndonjë mënyrë, e ka të zënë gojën e Braçes? Po të mos jetë e vërtetë kjo hipotezë, atëherë, mos vallë Braçe, duke bërë kritika selektive, bën lojën e ndokujt tjetër, dhe jo opozitën parimore? Derisa gjykata e shkallës së parë të Tiranës i fali gjobën Bankers Petroleum Albania LTD prej 20 milionë dollarë, jo se u dëshmua që nuk ishte kontrabandë, por sepse DPT-ja nuk qenka më kompetente për zbatimin e ligjit për akcizën, a nuk përbën ky fakt një skandal për zotin Braçe? Përse, për zotin Braçe, gjykata është e kapur nga Sali Berisha, kur gjobit me 2 milionë lekë një deputet të PS-së dhe po kjo gjykatë nuk është e kapur nga krimi kur fal gjobën e 20 milionë dollarë kontrabandistëve të naftës? Mos vallë përgjigja është tek ndikimi i  Bankers Petroleum Albania LTD tek deputeti Braçe? Hipoteza bëjmë, sepse tashmë e ka detyrim moral, politik, që të shpjegojë këto hipoteza vetë deputeti Erjo Braçe!

Braçe (edhe një herë tjetër) kundër politikës së Edi Ramës

Shigjetave të kritikave të Erjon Braçes ndaj Kryeministrit Berisha për dhënien e koncensionit të shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve shoqërive “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A.G., nuk i ka shpëtuar edhe vetë Kryetari i PS-së Edi Rama. Kjo, sipas Erjon Braçes,  sepse, njëkohësisht, kur qeveria ndërmerr privatizime kaq skandaloze në dëm të ekonomisë shqiptare ( sipas cilësimeve të deputetit Braçe), kryetari i PS-së, Edi Rama, jo vetëm që nuk i mëshon oponencës dhe nuk ngrë akuza ndaj këtij skandali politik, por, përkundrazi, merret me politikën e …fizkulturës. Duke lënë mënjanë parimitetin e kritikës, e cila gjithsesi vihet në dyshim, Braçe i mëshon kritikës gjithnjë e më shumë kundër Edi Ramës, duke e fotografuar, pa guxuar që të jetë i drejtpërdrejtë dhe ballazi, por vetëm nga Facebook, sikurse bëri edhe për mënyrën e vendimeve të EdiRamës për kandidatët që ka prezantuar deri tani, ku Braçe ka kritikuar që janë shpërfillë strukturat vendimmarrëse të PS-së.   Braçe, shprehet kështu në Facebook-un e tij, për Edi Ramën: “Fusnotë 2: Opozita vijon të prezantojë programin për fizkulturën”. Kritika e Erjon Braçes, ndaj opozitës që, sipas kritikës të Braçes,  prezanton programin e fizkulturës, ndërkohë që, Kryeministri Berisha po privatizon pasuritë kombëtare, ndoshta ka të bëjë edhe më njëfarë rivaliteti politik të tij kundër Fidel Yllit, meqë, siç dihet, Ylli është kundërshtari i tij politik brenda PS-së, për të qenë në krye të listës në Qarkun e Beratit. Mbase Braçe, ndihet disi i veçuar nga Kryetari Edi Rama, i cili, zyrtarisht, po i jep suport politik më shumë Fidel Yllit, se sa reputacionit  më të madh, që mendon se ka Braçe, ndaj Fidel Yllit në Qarkun e Beratit.