Braçe: S’ka reformë në drejtësi me ish-zyrtarë të Berishës, as në mars e as në qershor

47
Ndryshe nga çfarë ka deklaruar kryeministri Rama se reforma do të miratohet në Mars, deputeti socialist Erjon Braçe shprehet skeptik, duke thënë së nuk do të ketë reformë në drejtësi as në mars, as në prill as në maj a qershor, pasi sipas tij nuk mund të bëhet reforma me ish-zyrtarë të Berishës.
Deklarata e Erjon Braçes

DUHET ECUR PERPARA!!
ME ISH ZYRTARE TE PUSHTETIT TE BERISHES,
TE VARUR TEK BERISHA E PENG I KRIMEVE TE KONSUMUARA ME TE, NUK DO TE KETE REFORME TE DREJTESISE AS NE MARS, AS NE PRILL, AS NE MAJ, AS NE QERSHOR,
AS KETE VIT E AS VITIN TJETER, ASKURRE!!

Te degjosh Lulzim Bashen eshte sakrifice e madhe, te presesh Lulzim Bashen eshte faj i madh.
Te te vendose kushte Lulzim Basha per reformen e drejtesise do te thote te amnistosh politikisht ate dhe cilindo tjeter qe ka vec nje hall:
Friken e pamate per firmat e hedhura duke shkelur ligjin atehere, tani, kur statusi i te paprekshmit duket se do shfuqizohet!!
E kam thene dhe me heret; I vetmi kusht qe ne kemi per reformen e drejtesise eshte qe nuk pranojme asnje kusht per te!!
Kush nga te djeshmit qe kerkon me pahir amnisti politike per firmat e hedhura, ligjet e shkelura e krimet e kryera apo cilido qe sot ne pushtet, mendjelehtesisht kujton se pushtet do te thote fuqi per te shkelur ligjin, duhet te kuptoje se drejtesia nuk mund te jete kurre me produkt i nje pazari akshihanesh qe sot jane me moderne!!
Parimet jane te qarta, parimet nuk i bejne votat e gjithkujt!!
Ne Kuvend ka mjaftueshem njerez te ndershem, vota te ndershme per te miratuar nje Kushtetute te re qe jeteson me ne fund parimin “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”!