Braçe shpërthen ndaj PD: Qepeni pisa, pushkatuat 4 njerëz!

450
Sigal

Zv.kryeministri Erjon Brace ka thënë se disa deputetë të PS kanë hyrë në politikë nga dhuna barbare politike. I revoltuar nga salla e Kuvendit, Erjon Brace hodhi akuza në drejtim të opozitës duke i quajtur “pisa” dhe sipas tij duhet të shkojnë me këmbët e veta përballë SPAK-ut e BKH-së, organet e reja të drejtësisë. Zv.kyeminsitri iu drejtua opozitës duke thënë se pushkatuan pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard.

Në këtë sallë Ruci, Rama, Majko, Braho, Cela, Xhelili, Angjeli, Xhakolli, Xhafaj, Balla, Xhevit Bushi, Bare, Ulqini, Fino, Risto, Qefalia, Edi Leka, Ismet Beqiri, Nasufi, Bushati, Pellumbi, Xhindi dhe unë, kemi hyrë në politikë nga dhuna barbare politike nga regjimi dhe pastaj nga cikli tjetër i dhunës të gjithë deputetët e tjerë kanë hyrë përmes dhunës barbare në zgjedhjet e vitit 2009. 

Do doja që të lusja të gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit të marrin kurajon dhe ti drejtohen socialistëve të ndershëm. Qepeni! Krimet barbare me banditë që dilnin nga burgjet që i kanë ndjekur prapa këta njerëz këtu. Ju që përmendi SPAK dhe BKH duhet të jepuni përgjegjësi. Ju pushkatuat pa gjyq 4 njerëz të ndershëm në Bulevard. Krimet elektorale që nga viti 1992 ju bëjnë që të largoheni. Basha do t’ju marrë bizneseve 0,5% të fitimit në vit me planin e tij”- tha Brace.