Braçe: Rrugaçët që kërcënojnë nuk kanë lidhje me sportin

419
Arrestimi i Ballist Morinës dhe kundër-reagimi i Aleancës Kuqezi, ka bërë që deputeti socialist Erjon Brace, të reagojë ashpër. Ai shprehet se rrugaçët që kërcënojnë, nuk i duan të keqen Serbisë, por Shqipërisë. “Nuk e kanë me Serbinë, e kanë me Shqipërinë! Rrugaçëria nuk mund të marrë peng asnjë rrugë, asnjë lagje, asnjë qytet! Nuk mund të marrë peng kurrë këtë vend! Cilido rrugaç që sot kërcënon duhet të ketë të qartë veç një gjë: nesër, Shqipëria, e sotmja dhe e ardhmja e saj, është ai stadium-stadiumi në Elbasan! Rrugaçët që kërcënojnë sot nuk kanë lidhje fare me sportin, as fare me futbollin, fare fare fare me ekipin kombëtar të Shqipërisë! Rrugaçët që kërcënojnë sot nuk e kanë fare me Serbinë. Rrugaçët që kërcënojnë sot e kanë me Shqipërinë! Shqipëria duhet t’u japë mësim nga sot deri nesër!”, shkruan Braçe në Facebook.
Sigal