Braçe reagon ndaj fermerëve: Askush nuk ju ka kërkuar kasë fiskale

365
Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas protestës së fermerëve, të cilët janë ankuar se tatimorët u kanë kërkuar kasë fiskale. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se askush nuk i ka kërkuar kasë fermerëve, madje as grumbulluesve të produkteve nuk u është kërkuar që t’i blejnë produktet me faturë. 
“Është gënjeshtër! Askush, inspektor tatimesh jo e jo, Nuk i kërkon bujqve të shesin domate e mollë me Kasë fiskale! Ju gënjejnë! Grumbulluesit, atij i kërkohet faturë, bujkut jo, asnjëherë!! Grumbulluesit i kërkohet faturë sepse me të grumbulluesi duhet te rimbursojë bujkun me 20% të vlerës se mallit të blerë prej tij. Domethënë, kur një bujk a blegtor i shet grumbulluesit 1000 lekë mollë a qumësht, merr prej tij 1200 lekë. Ketë grumbulluesi duhet ta bej me faturë! Për ketë; Bujku as vendos e shet me kasë, as paguan taksë, thjesht merr paratë, 20% me shume se vlera e mallit që shiti dhe faturën që lëshon grumbulluesi. Kaq! As kasë e as taksa. Gënjeshtra është e trashe. Edhe kur thonë se tregtaret prej saj i drejtohen mallrave të huaj, gënjejnë. Edhe atje me fature i marrin”, ka nënvizuar deputeti socialist, Erion Braçe.
Sigal