Braçe: Politika mbështeti krimin Shenjestër, Policia dhe Ministri

445
Sigal

TIRANE – Mazhoranca doli me nje deklarate te forte politike ne lidhje me ngjarjet terroriste qe tronditen Tiranen kete mengjes. Pas nje mbledhje urgjente te Grupit te Partise Socialiste, deputeti Erjon Brace doli me nje deklarate zyrtare nga kryesia e Kuvendit. Brace shprehu vendosmerine e qeverise per te luftuar krimin e organizuar, ndersa tha se ne kete lufte, mazhoranca qeverisese eshte vene perballe nje kundershtari tjeter, politikes. Ne emer te grupit socialist Brace tha se eshte pikerisht kjo fryme politike, ajo qe mbeshtet krimin duke vene shenjestra me qellimin e vetem per te krijuar terror ne shoqeri. 

“Aktet e sotme terroriste në Tiranë janë përgjigja e krimit të organizuar kundër Qeverisë, Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm vendosur në krye të një beteje pa kthim kundër krimit të organizuar, aktivitetit dhe pasurisë së pamat të tij. Kjo betejë për rivendosjen e ligjit dhe rendit, jo vetëm përballë krimit të organizuar por dhe përballë çdo akti paligjshmërie që për vite të tëra me radhë e ka vendosur shoqërinë në një gjendje kaosi, konflikti, pabarazie, pandershmërie dhe sfide ndaj shtetit publik, ligjor e të së drejtës. Ka një kundërshtar: frymën politike në mbështetje të krimit dhe paligjshmërisë së dukshme, përfitimeve të paligjshme dhe pasurisë së vënë prej saj. Kjo frymë politike po identifikohet me krimin dhe po lufton çdo shërbyes shteti në detyrë, polic, ushtarak, çdo zyrtar të agjencive ligjzbatuese dhe çdo funksionar politik në detyrë e me vullnet në krye të kësaj lufte”, tha Brace.

Ndersa konkretisht per sulmin me tritol ndaj faramcise se prinderve te ministrit Tahiri, deputeti socialist u shpreh: 

“Familjarët e Ministrit të Brendshëm, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot, janë rasti i parë, unik, kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit mbi një shoqëri të tërë!”, tha Braçe.

Deklarata e Braces erdhi menjehere pas akuzave te kreut te grupit parlamentar te Partise Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se shperthimet me tritol erdhen si pasoje e perdorjes politike te Policise se Shtetit.

Deklarata e plote e deputetit socialist Erjon Brace ne emer te Grupit te PS-se
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së sotme dënon ashpër, në mënyrë të qartë e të vendosur, aktet e qëllimta dhe të koordinuara terroriste, që synojnë destabilizimin e rendit publik, rendit kushtetues dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e jetës e pronës së qytetarëve.

Që prej nisjes së punës së kësaj Qeverie, ndjekja, gjurmimi, identifikimi, hetimi dhe goditja e aktiviteteve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, aktiviteteve kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe municioneve, akteve ordinere të grabitjes me dhunë të pronës e pasurisë së qytetarëve, vrasjeve si pasojë e këtyre veprimtarive kriminale, ka qenë prioritet absolut, prej nga kanë ardhur të dukshme rezultate të panjohura më parë, që dëshmojnë shkuljen nga ky vend të plantacioneve të kultivimit të drogës nga më të mëdhatë në Europë, shkuljen e laboratorëve moderne të përpunimit të saj, në jug-Lazarat dhe në Veri-Dukagjin; shkatërrimin e një trafiku me vlerën e miliarda dollarëve; goditjen efikase të rrjeteve jetëgjata, ndërkombëtare, të trafikut të drogave të tjera, të forta, përfshirë në një xhiro marramendëse konsumi e pasurie nga Amerika latine në Europë; goditjen efikase, për herë të parë gjatë këtij viti, të grupeve kriminale të prodhimit dhe vendosjes së bombave të telekomanduara për qëllime terrori, frikësimi e shantazhimi ndaj individëve, sipërmarrjeve, një shoqërie të tërë; përfshirë dhe qëllimet e qarta politike me shënjestër infrastrukturat jetike publike të shërbimit ndaj qytetarëve.

Aktet e sotme terroriste në Tiranë janë përgjigja e krimit të organizuar kundër Qeverisë, Policisë së Shtetit, Ministrit të Brendshëm vendosur në krye të një beteje pa kthim kundër krimit të organizuar, aktivitetit dhe pasurisë së pamat të tij.

Kjo betejë për rivendosjen e ligjit dhe rendit, jo vetëm përballë krimit të organizuar por dhe përballë çdo akti paligjshmërie që për vite të tëra me radhë e ka vendosur shoqërinë në një gjendje kaosi, konflikti, pabarazie, pandershmërie dhe sfide ndaj shtetit publik, ligjor e të së drejtës.

Ka një kundërshtar: frymën politike në mbështetje të krimit dhe paligjshmërisë së dukshme, përfitimeve të paligjshme dhe pasurisë së vënë prej saj.
Kjo frymë politike po identifikohet me krimin dhe po lufton çdo shërbyes shteti në detyrë, polic, ushtarak, çdo zyrtar të agjencive ligjzbatuese dhe çdo funksionar politik në detyrë e me vullnet në krye të kësaj lufte.

Familjarët e Ministrit të Brendshëm, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot, janë rasti i parë, unik, kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit mbi një shoqëri të tërë!

Me përgjegjësinë e qartë politike të një maxhorance popullore duam të përcjellim qartë një mesazh:
NE NUK MUNDEMI!!
As kjo frymë politike e as krimi i dalë dhe i mbështetur prej saj, nuk na mund dot!!
Sot;
Mbështesim qartë dhe kërkojmë angazhim total të çdo shërbyesi të shtetit, polic i thjeshtë, drejtues në detyrë, hetues e strukturë operacionale, për të shumëfishuar goditjen pa kthim të krimit dhe pasurisë së tij;
Kërkojmë me ngulm nga:
Shërbimi Informativ Kombëtar të kthehet në detyrë dhe të përmbushë detyrimet ligjore në një betejë përfshirëse dhe me rezultate konkrete kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Prokuroria e Republikës të bëjë detyrën e saj kushtetuese, të drejtojë hetime të përgjegjshme e profesionale, gjithëpërfshirëse e konkrete, ti përfundojë ato në kohë e me rezultat të dukshëm, kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke dorëzuar e ndjekur ndëshkimin deri në fund të çdo krimineli dhe pasurisë së tij.
Një thirrje kemi ndaj çdo qytetari:
Mos u dorëzoni, bashkëpunoni me shtetin tuaj kundër një të keqeje që na rrezikon të gjithëve, si qytetarë, familjarë e prindër të fëmijëve që janë fokusi kryesor i veprimtarisë së këtij krimi dhe aktivitetit të tij ekonomik kriminal.