Braçe: Nuk ka asnjë pengesë për hetimin e çështjes së CEZ

472
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka folur për akuzat e opozitës lidhur me aferën e CEZ. Braçe deklaroi se kur ai kërkonte hetim për CEZ, Partia Demokratike dilte në mbrojtje. “Kur unë flisja për CEZ më thoshin mashtrues, tani dalin lexojnë fjalimet e mia dhe tani duan hetim. Kur unë kërkoja hetim nga prokuroria, ne ishim mashtruesi ju ishit avokatët e CEZ në atë periudhë”, u shpreh deputeti i PS-së. Braçe tha se është e pashpjegueshme që të gjithë janë pro hetimit të kësaj çështjeje ndërsa opozita flet për pengesa. Deputeti i i PS-së tha se “kushti” i vetëm është që presidenti të mos ftojë në ballo të akuzuar.
“I kemi kërkuar prokurorisë që të marrë ekspertizë të huaj për këtë hetim pa cenuar kushtetutën. Ky është shembulli unik në Evropë për të cilën është ngritur akuzë, është bërë kallëzim, është hetuar përgjithësisht jo deri në fund, dhe nuk gjykohet për procedurë. Dhe në këtë mes jeni të qartë që janë të lirë të hetojnë. Jepini fund kësaj historisë me pengesa. Prokuroria le ta hetojë por me një kusht që i pari i drejtësisë të mos bëjë më ballo dhe të mos ftojë në ballo të pandehur”, deklaroi Braçe.
Sigal