Braçe: Në Gjermani dënohesh deri në 10 vjet burg për tatimet”

453
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka replikuar me ata që kundërshtojnë ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj biznesit, të cilat përkojnë me ndryshimet në Kodin Penal, duke parashikuar burg për biznesmenët. Brace sjell si shembull Kodet Penale të disa vendeve të BE-së ku sipas tij, në Gjermani të dënojnë deri në 10 vjet burg, në Spanjë 5, ndërsa në vendet e Ballkanit, si në Slloveni, Kroaci e Serbi, të dënojnë deri në 12 vjet burg. “Për të gjithë profesorët, doktorët, mjeshtrat, drejtuesit e dhomave të tregtise, biznesmenët, tregtarët dhe tribunët popullore, urdhëroni;
LEXONI KODET PENALE TE KETYRE VENDEVE!!
Kroacia
Kodi Penal – Kroacia
Kapitulli 24
VEPRAT PENALE KUNDËR EKONOMISË
Neni 256
Evazioni fiskal për tatimet ose taksat doganore
(1) Kushdo i cili, ka si qëllim që ai/ajo vetë apo një person tjetër, të shmang plotësisht ose pjesërisht një detyrim tatimor ose doganor, jep informacion të rremë ose jo të plotë mbi të ardhurat, objekte apo fakte të tjera me rëndësi për përcaktimin e shumës së tatimit apo taksave doganore, gjithashtu, në rastin e deklarimit të detyrueshëm, personi i cili, me të njëjtin qëllim, nuk deklaron të ardhura e tij/saj, objekte apo fakte të tjera me rëndësi për përcaktimin e tatimit apo detyrimit doganor për t’u paguar, i cila rezulton në një reduktim të detyrimit tatimor ose doganor për t’u paguar nga një shumë që tejkalon njëzet mijë kuna dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
(2) i njëjti dënim, siç referohet në paragrafin 1 të këtij neni, do të vendoset për këdo që përdor një privilegj të përftuar nga një lehtësim tatimor ose doganor në shumën që tejkalon njëzet mijë kuna në shkelje të kushteve nën të cilat ai/ajo e përfiton këtë të fundit.
(3) Nëse vepra penale, e përmendur në paragrafin 1 ose 2 të këtij neni, çon në një reduktim ose në një mos përcaktim të një detyrimi tatimor të konsiderueshëm, personi që kryen shkeljen, dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vjet .
(4) Dispozitat e paragrafëve 1 deri 3 të këtij neni do të zbatohen edhe për persona, të cilët reduktojnë fondet e Bashkimit Evropian duke kryer veprimet e përshkruara si më sipër.
Serbia
Kodi Penal – Serbia
(Fletorja Zyrtare e Rep. Serbisë, Nr. 85/2005, 88/2005, 107/2005)
Me ndryshimet nga 31 Gusht, 29 Dhjetor 2009 dhe 24 Dhjetor 2012
Evazioni fiskal
Kapitulli 22 – Vepra penale kundër interesave ekonomike
Neni 229
(1) Kushdo, që ka si qëllim të shmang plotësisht ose pjesërisht pagesën e tatimeve, kontributeve apo detyrimeve të tjera ligjore, jep informacione të rreme mbi të ardhurat ligjore, objekteve dhe fakteve të tjera të rëndësishme për përcaktimin e këtyre detyrimeve, ose që me të njëjtin qëllim, në rast të raportimit të detyrueshëm (raportimi i fitimit) nuk raporton të ardhurat e ligjshme, objekte dhe fakte të tjera relevante për përcaktimin e këtyre detyrimeve ose që me të njëjtin qëllim fsheh informacionin përkatës për përcaktimin e detyrimeve të lartpërmendura, si dhe nëse shuma e detyrimit për këto pagesa që shmangen kalon njëqind e pesëdhjetë mijë dinarë, personi dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë.
(2) Në qoftë se shuma e detyrimit e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, pagesa e të cilit është shmangur kalon një milion e pesëqind mijë dinarë, personi dënohet me burgim nga një deri në tetë vjet dhe me gjobë.
(3) Nëse shuma e detyrimit e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, pagesa e të cilit është shmangur kalon shtatë milionë e pesëqind mijë dinarë, personi dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet dhe me gjobë.
Mospagimi i tatimit të mbajtur në burim
Neni 229a
(1) Zyrtari përgjegjës i një entiteti ligjor (personi juridik) – tatimpagues, si dhe një sipërmarrës – tatimpagues i cili, me qëllim shmangjen e pagesave të taksave pas zbritjeve, kontributet për sigurimin e detyrueshëm social pas zbritjeve apo detyrimeve të tjera të përcaktuara, nuk paguan shumën e llogaritur si tatimi pas zbritjes, dhe / ose kontributet për sigurimet shoqërore të detyrueshme pas zbritjeve, sipas llogaritjes së përcaktuar për të ardhurat publike ose nuk paguan detyrimet e tjera të vendosura, dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me gjobë.
(2) Nëse shuma e llogaritur e tatimit të papaguar, dhe / ose e kontributeve të referuara në paragrafin 1 të këtij neni e kalon shumën e një milion e pesëqind mijë dinarë, personi dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë.
(3) Nëse shuma e llogaritur e tatimit të papaguar, dhe / ose e kontributeve të referuara në paragrafin 1 të këtij neni e tejkalon shtatë milionë e pesëqind mijë dinarë, personi me burg nga një vit deri në dhjetë vjet dhe me gjobë.
Sllovenia
Kodi Penal – Sllovenia
Evazioni Fiskal
Kapitulli 24 – Veprat penale kundër ekonomisë
Neni 249
(1) Kushdo, i cili ka si qëllim të shmang, tërësisht ose pjesërisht, pagesën e tatimeve/taksave, kontributeve ose ndonjë detyrimi tjera të përcaktuar për personat fizikë ose juridikë, për vete ose për një person tjetër, ose marrjen e përfitimeve në mënyrë të padrejtë të taksave në Republikën e Sllovenisë apo në shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në tërësi ose pjesërisht, jep informacione të rreme në lidhje me të ardhurat, shpenzimet, pronat, mallrat ose në rrethana të tjera të cilat lidhen me tatimet dhe detyrimet e tjera të përcaktuara, që mund të quhet ndryshe mashtrim i autoriteteve tatimore, kompetente për vlerësimin ose mbikëqyrjen për këto detyrime, në rastet kur pagesat e detyrimeve, ku shuma e detyrimeve shmanget dhe këto përfitime kanë një vlerë të madhe, personi dënohet me burgim jo më pak se gjashtë muaj dhe jo më shumë se tre vjet.
(2) Kushdo, i cili ka si qëllim, sipas paragrafit të mësipërm, mos raportimin e të ardhurave të fituara ose në rastet kur ky raportim është i detyrueshëm dhe ka një ndikim për vlerësimin e detyrimeve tatimore, kontributeve apo detyrimeve të tjera të përcaktuara për personat fizikë dhe juridikë, gjithashtu kur këto detyrime të destinuara për t’u shmangur përfaqësojnë përfitime të mëdha, personi dënohet me të njëjtën masë.
(3) Kushdo, i cili ka si qëllim, të parandalojë vendosjen e një tatimi, edhe pse me kërkesë të organit kompetent tatimor, nuk jep informacion, nuk paraqet librat kontabël dhe shënimet të cilat ai është i detyruar t’i mbajë, ose në qoftë se librat dhe të dhënat janë të pasakta në thelbin e tyre, ose nuk japin shpjegime në lidhje me çështje për inspektimin tatimor, apo pengon inspektimin tatimor, dënohet me burgim jo më pak se një vit dhe jo më shumë se dy vjet.
(4) Në qoftë se një përfitim i madh është realizuar nëpërmjet veprave sipas paragrafëve 1 ose 2 të këtij neni dhe personi që ka kryer këto vepra ka patur si qëllim pikërisht marrjen e këtij përfitimi, ai dënohet me burgim jo më pak se një vit dhe jo më shumë se tetë vjet.
(5) Nëse veprimi, i përcaktuar në paragrafët 1 ose 2 të këtij neni, është kryer brënda një shoqatë (organizimi) kriminale, personi që ka kryer veprimin dënohet me burgim jo më pak se tre vjet dhe jo më shumë se dymbëdhjetë vjet”, shkruan deputeti socialist.
Sigal