Braçe: Hetim kartelit të krijuar për rritjen e TPL-së

435
Sigal

TIRANË – Rritja e menjëhershme e pagesës së sigurimit TPL për automjetet, ka bërë që kreu i Komisionit për Ekonominë në Kuvend, Erjon Braçe të kërkojë, hetime he sqarime të menjëhershme nga Institucionet për kartelin në Sigurime, përfshirë edhe kompaninë publike INSIG. Siç bëhet e ditur, të gjitha kompanitë e sigurimit brenda një dite të vetme kanë rritur tarifën e pagesës së sigurimit të detyrueshëm TPL për automjetet e zakonshme me 6 mijë lek. Për këtë qëllim, kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomine dhe Financat Erion Braçe i ka kërkuar sot, nëpërmjet një shkrese zyrtare tre institucioneve përgjegjëse, Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Autoritetit të Konkurencës dhe Ministrisë së Financave informacion në lidhje me këtë veprim të koordinuar mes kompanive private.“Një tjetër fakt shqetësues është përfshirja në këtë marrëveshje edhe e kompanisë publike INSIG”, shkruan Braçe në letrën e tij.Në shkresën drejtuar institucioneve përgjegjëse Braçe thekson se, që prej muajit shkurt të vitit të kaluar e deri më sot, kompanitë e sigurimit e kanë rritur 4 herë pagesën e sigurimit të detyrueshëm TPL, ndërsa që prej ditës së martë, rritja është në vlerën e 6 mijë lek ose 43% më shumë se çmimi i mëparshëm.Nisur nga faktet, kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Erion Braçe i ka shprehur shqetësimin institucioneve përgjegjëse lidhur me dyshimet për një marrëveshje karteli, të fshehtë, mes operatorëve në treg duke kërkuar hetim, reagim dhe shpjegime të menjëhershme në lidhje me këtë treg dhe veprimet e fundit.