Braçe fyen Berishën, Noka e godet. Çfarë nuk u dëgjua dje gjatë sherrit në Kuvend

521
c dhe deputetit të PS-së, Erjon Braçe. Shkak për konfliktin që përfundoi me goditjen me broshurën e rregullores së Kuvendit ka qenë fyerja që Erjon Braçe i ka bërë Sali Berishës. Ish¬kryeministri e akuzoi Braçen si gënjeshtar që ndan lekët e trafikut me kryebashkiakun e Lushnjës, por ky i fundit iu drejtua Berishës, duke e quajtur si “b*le”.

Ajo që ra në sy ishte shpërthimi i menjëhershëm i Flamur Nokës, i cili nuk duroi sharjen ndaj Berishës, ndërkohë ai nuk ka reaguar në atë mënyrë kur socialistët e kanë sharë atë personalisht. Noka shkoi te foltorja e Braçes dhe rrëmbeu gjënë e parë që kishte para syve, rregulloren e Kuvendit, të cilën e përdori si objekt kundër deputetit të PS¬së. Ky i fundit, në tentativë vetëmbrojtjeje, ngriti të dyja duart lart dhe rregullorja e preku në shpatull. Të dy shkëmbyen fyerje dhe sharje, por pa asnjë kontakt fizik. Seanca është ndërprerë, por gjatë mbledhjes Sali Berisha e ka etiketuar Braçen si “gore, të cilit mjafton t’i thuash vetëm ‘kuç’ dhe largohet”. Seanca është ndërprerë tri herë pasi Noka nuk pranonte të largohej nga salla.

Ai u përlesh dhe me efektivët e Gardës, të cilët e ndaluan të hynin në mbledhje. Më pas, gjatë ndërprerjes, deputetët e PS¬së hartuan shkresën për të dënuar 10 ditë Flamur Nokën, kurse demokratët kërkuan dënimin e Erjon Braçes. Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, e cila drejtohet nga Ilir Meta, Noka mori 10 ditë dënim, kurse Erjon Braçe shpëtoi paq. Meta, gjatë mbledhjes ka abstenuar në të dyja rastet, duke ia lënë sherrin deputetëve të PS¬së dhe PD¬së. Demokratët kërkuan edhe dënimin e Taulant Ballës, por gjatë mbledhjes së Byrosë ata nuk paraqitën kërkesë me shkrim.

SHERRI NË KUVEND
(Berisha kërkon fjalën, por ministri Tahiri drejtohet te foltorja e
Kuvendit. Vendin ia zë Flamur Noka, i cili nuk e lejon të flasë Tahirin,
por i liron foltoren vetëm Berishës.)
Valentina Leskaj: Zoti Noka, lirojani foltoren ministrit. Ministrat e
marrin fjalën sa herë që kërkojnë.
Flamur Noka: Ministrat ta marrin sa herë të duan, por jo tani…
Valentina Leskaj: Do të dilni të dy në foltore, zoti Noka? (Flamur
Noka i lë vendin Sali Berishës dhe më pas ulet në vendin e tij)
Taulant Balla: Oj zonjë, ku kujton ai që është, te radha e
qumështit?!
Valentina Leskaj: Një minutë, zoti Balla, e keni listën, është
tërhequr zoti Noka dhe vijon zoti Berisha…
Sali Berisha: Radhë të rralluara, radhe të shkretuara, minj kërkojnë
vrimat se ku të futen para protestës. Javën e kaluar denoncova këtu
lidhjet direkte të Olsi Ramës dhe të ndrikull Jona Dervishit me grupin
e “Hakmarrjes në Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Javën e kaluar solla
fakte, data, fotografi të sistemit TIMS të shtetit ku faktohej se Olsi
Rama dhe ndrikull Dervishi kishin kaluar disa herë kufirin me makinën
e grupit të Xibrakës, grupit të “Hakmarrjes”, vetëm e vetëm për të
transportuar kokainë… Edi Rama heshti si fije bari, Olsi Rama nuk
thotë një fjalë. Të vijë t’u thotë shqiptarëve pse vëllai i tij përdor për
të dalë jashtë shtetit pikërisht makinën e përshtatur për transportin e
kokainës.

Taulant Balla: Ja do të vij Nuja. Do të vije Nuel Kalaj…
Sali Berisha: Të vijë këtu, se ka katër javë që fshihet si mi. Edi Rama
është koka e krimit, e bandave, i denoncuar nga Dondollaku në
Prokurorinë e Firences si njeri i Bandës së Lushnjës, i përkulet deri te
këmbët Aldo Bares dhe i ka çuar dosjen për ta nxjerrë dhe atë të lirë
javën që vjen. Gradualisht po përgatit lirimin e Zani Çaushit… A e dini
more të mjerë, që jeni fund e krye skllevër të banditëve, se
“Hakmarrja për Drejtësi” është dënuar në kohën kur Kondi ishte
kryetar gjykate, i zgjedhur prej jush, si dhe anëtar i Kryesisë së PS?!
E ka mbushur Parlamentin me trafikantë, njëri që mashtron si puna e
atij (Braçes), që mashtron se në Bedat nuk ka rrugë

Erjon Braçe: Pusho ore!
Sali Berisha: Ndërkohë, aty uleshin avionë dhe me narkomanin, me
Kokoneshin e tij, ndante paratë e drogës.
Erjon Braçe: Ik ore, b*le, ik…
(Flamur Noka ngrihet nga vendi, i shkon Braçes në tryezë dhe e godet
me rregulloren e Kuvendit. Nuk ka kontakt fizik)

Valentina Leskaj: Zoti Noka, uluni në vend, ose do t’ju nxjerr jashtë
me Gardë!
(Flamur Nokën e tërheq për krahu Gramoz Ruçi. Ndërsa Braçe nuk
lëviz prej vendit, e rrethojnë deputetë të PS)
Sali Berisha: Flamur, Flamur…|
Valentina Leskaj: Ndërpritet seanca për 5 minuta.
Sali Berisha-Braçes: Gores i thuhet kuç. Goreve si ty u thuhet kuç.
Kaq e ka. Prandaj gore, kuç…
Taulant Balla: Pusho, ore pusho…
Valentina Leskaj: E keni në të gjitha televizionet me zë dhe figurë
shkeljen e rregullores së Parlamentit nga deputeti Noka… Unë kërkoj
që të zbatohet rregullorja e Parlamentit.
Edi Paloka: Zonja drejtuese e seancës, mos u bëni qesharake si ky
Parlament. Ju paskeni parë Flamur Nokën në televizor, prandaj po e
përjashtoni. Po Braçen, nuk e patë live që shau…?
Flamur Noka: Ai shahu dhe më ofendoi, dhe zbatoni rregulloren për
të.
Taulant Balla: Ti s’ke për të shkelur më në këtë Parlament…
(Pas ndërprerjes, Flamur Noka përleshet me Gardën që nuk e lejon të
hyjë në sallë, bashkë me deputetët e PD, çajnë rrethimin)
(Byroja e Kuvendit vendos përjashtimin e Nokës me 10 ditë).
Sigal