Braçe: Fullani prej 7 ditësh kërkon takim në BSH, do respektoj ligjin

429
Sigal

Deputeti socialist Erjon Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka theksuar se  do të respektojë ligjin dhe nuk do të shkojë të takoj Guvernatorin Ardian Fullani në Bankën e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp ai ka theksuar se “sipas ligjit, është Banka e Shqipërisë ajo që duhet të përgjigjet para Kuvendit”, por “Banka e Shqipërisë ka një problem të madh, raportin me ligjin”. “Nuk ka asnjë kufizim për informacionin që Banka duhet t’i japë Kuvendit. Kemi kërkuar një informacion për personelin e BSH-së, për të parë lidhjet nepotike dhe nuk na është dhënë. Mohimi i informacionit për Kuvendin është një faj i rëndë. Që në vitin 2009 Banka e Shqipërisë ka refuzuar të japë informacion. Në 3 vite ka paraqitur vetëm 6 faqe raport”, deklaroi Braçe i cili shtoi se Guvernatori Fullani i ka kërkuar një takim personal, gjë që nuk do të ndodhë. Kreu i Komisionit të Ekonomisë shtoi se “sapo të nisë Kuvendi, do të futet në axhendë mbikqyrja e Bankës së Shqipërisë”.

Fjala e plotë e deputetit të PS-së Erjon Braçe
 
Ka mungesa konstatnte informimi, nga Kuvendi në drejtim të Bankës së Shqipërisë. Kjo praktikë ka marrë fund. Si kam thënë dhe në Komisionin e Ekonomisë nuk ka asnjë lidhje kushtetuese në BSH. Ajo periudhë ka marrë fund, që të mos raportojë në Kuvend.

Në ligjin për Bankën e Shqipërisë thuhet se BSH përgjigjet para Kuvendit. Banka duhet të përgjigjet në Kuvend. Në këtë ligj nuk ka asnjë kufizim për Kuvendin.  Në këtë ligj nuk parashikohet që BSH të kufizojë infomacion për Kuvendin qoftë dhe i klasifikuar. Ka një problem shumë të madh në BSh, që është raporti me ligji.

Unë kam vendosur të respektoj ligjin e të mos shkoj unë BSH, Guvernatori prej 7 ditësh kërkon takim me mua dhe unë nuk do të shkojë. Informacioni që mungon është një listë e punonjësve të BSH-së, që ka të bëjë me interesat klienteliste. Ky nuk është konstatim i imi, por nga raporti i Këshillit Mbikqyres që në vitin 2009.

Mungon informacioni, kontrat e invensimieve që nga 2010, informacion që është zëvendësuar me një tabelë ku nuk përfshihen as kompanitë e kontraktuara e asgjë. Një shqetësim që e ka konstatuar dhe KLSH. Ky nuk përbën sekret shtetëror.

Informacini tjetër ka të bëjëm me punën e tre grupeve. Që sipas të cilave kanë dalë me përfundimin se Këshilli Mbikqyrës dhe Guvernatori nuk kanë faj. Nëse ka sekret ne jemi dakort të rruajmë sekretin e të ulemi me dyer të mbyllura.

Unë që ditën e parë do t’i prezantoj Komisionit të Ekonomisë një dokument në lidhje me BSH. Dosja është kompletuar, pavarësisht këto tre informacioneve që mungojnë. Do marrim në pyetje publike dy inspektorët e BSH-së, pastaj do vijojmë me dëgjesat publike të secilit anëtar të Këshillit Mbikqyrës.

Pavarësisht kërkesave të Kuvendit, Këshilli mbikqyrës ka vendosur të mos i jap Kuvendit këtë raporte për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Dhe këto raporte janë përmbeldhur në vetëm me 6 faqe për Kuvendin.

Në këto raporte ka shkelje shumë të rëndë, ka probleme dramatike. Në vitin 2010 nuk është lejuar të ketë akses dhe konkluzionet janë të pa plota. Eshtë viti 2010 kur filloi vjedhja.

Departamenti i kontrollit ka qënë i palotësuar që nga vitit 2008, 2009 departamenti i kontrollit ka qënë i palotësuar. Edhe sot vazhdojmë të flasim është i paplotësuar.

Në vitin 2006 FMN i ka kërkuar BSH krijimin e një komuniteti auditi dhe ky nuk është  plotësuar.

Ca veprime që janë kryer pas vjedhjes tregojnë qartë përgjegjësitë që ka çdo funksionar.  Ka vetëm një gjurmë të auditimit.

Nuk është vetëm vjedhja problem, ka patur një problem shumë të madh me kntratat me vlerat e mëdha. Për të vazhduar me Departamentin e Sigurisë apo me radhë.


Sa i përket shkarkimit të Guvernatorit  dhe këshillit Mbikqyrës, Braçe tha se  Kuvendi nuk ka mundësi për shkarkime, pasi nuk e lejon ligji.

Dua tiu shpjegoj një gjë. Kuvendi me këtë ligj nuk ka asnjë atribut për të nisur shkarkimin për anëtarët e BSH dhe Guvernatorin. Në një rast pezullohet  vetëm nëse denohen nga Gjykata, kur dënohet dhe kur pezullohet nga detyra. Dhe për anëtarët e Këshilit Mbikqyrës kur kanë cënuar rëndë interesta. Kuvendi është vetëm një organ përmbarues, dhe ku është problem që ka ligji.   Sot që ne flasim kemi papajtueshëmri të disa anëtarëve të Këshilit Mbikqyrës, kur disa kanë dhe poste politike. Këtu nuk është kultura e dorëheqjes. Këtu nuk ekziston dhe ndaj duhet të parashikohet çdo gjë në ligj. Janë bërë bashkë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhe  thonë që nuk shkarkojmë askënd. Do lëmë dhe njëherë të vjedhim Bankën?