Braçe: “ERE ka favorizuar qartësisht kompaninë CEZ”

49

Deputeti Braçe edhe një herë, dje ka vazhduar kritikat ndaj CEZ-it dhe ERE-s.  Deputeti Braçe, ndër të tjera theksoi se: “ERE ka favorizuar qartësisht kompaninë CEZ Shpërndarje në kurriz të kompanisë publike KESH, kompanisë tjetër publike OST, konsumatorit shqiptar. Favorizimi ka ndodhur në të treja aspektet: çmimin me të cilin KESH i shet energjinë CEZ Shpërndarje.  Riskedulimin në Deklaratën Rregullatore të nivelit të humbjeve me efekt në tarifën apo çmimin fundor që paguajnë konsumatorët.  riskedulim në Deklaratën Rregullatore të nivelit të Borxhit të Keq me efekt në tarifën apo çmimin fundor që paguajnë konsumatorët. Ne kemi arritur të vlerësojmë në para favoret që ERE ka bërë për kompaninë CEZ Shpërndarje. njeh dhe ristrukturon një nivel të ri tarife për vitin 2011 duke favorizuar CEZ dhe rënduar KESH për energjinë që ky i fundit i shet, me një impakt prej 24 milionë dollarë. Njeh dhe ristrukturon një nivel të ri të humbjeve duke favorizuar CEZ, me një impakt prej 52 milionë dollarësh. Njeh dhe ristrukturon një nivel të ri të borxhit të keq duke favorizuar CEZ, me një impakt prej 50 milionë dollarësh. Impakti total në favor të CEZ arrin në 126 milionë dollarë. Praktikisht, vendimet e ERE i kanë ” kthyer ” CEZ brenda tre vjetësh vlerën e shpenzimeve për të blerë kompaninë OSSH.  Dy prej favoreve më të rëndësishme që ERE ka bërë për kompaninë CEZ Shpërndarje janë edhe:  Njohja, pranimi në aplikimin për tarifë të CEZ Shpërndarje të shpenzimeve marramendëse të faturuara për kompaninë CEZ Albania, njëra prej kompanive të rrjetit të kompanive mes CEZ s.a dhe CEZ Shpërndarje, të cilat, ka faturuar dhe marrë nga CEZ Shpërndarje shuma marramendëse dhe totalisht të pajustifikuara deri në nivelin e 33 milionë dollarëve.