Braçe: “Berisha bleu 1.6 mln euro armë luftarake për të kontrolluar popullin”

454
Sigal

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në një konferencë për mediat deklaroi se 21 Janari i vitit 2011 ndryshoi marrëdhëniet jo vetëm mes qeverisë dhe opozitës, por edhe qeverisë dhe popullit shqiptar, që sipas tij kundërshton politikën e kryeministrit Berisha. “21 Janari ndryshoi edhe mënyrën e përdorimit të parave publike, fondeve buxhetore të krijuara nga taksat që paguajnë shqiptarët duke i orientuar ato nga blerja e materialeve ushtarake, pajisjeve dhe armëve luftarake për kontrollin e turmave, në konceptin e Sali Berishës. Menjëherë pas 21 Janarit, Ministria e Brendshme dhe tek kontrata e saj me vlerë 1 660 810 euro për të kuptuar sesi Sali Berisha shpenzon paratë e shqiptarëve, në mes të krizës më të madhe financiare për të kontrolluar popullin e tij”,- deklaroi Brace. Sipas deputetit socialist, skandali me blerjen e armëve lidhet me dy ministritë e qeverisë “Berisha”, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkohë që akuzoi drejtpërdrejt ish-ministrin Lulzim Basha, tashmë Kryebashkiak i Tiranës, se ka kontraktuar një firmë anonime për blerjen e armëve luftarake. “1.6 milion euro për “kontrollin e turmave”! Paratë ishin të Buxhetit te Shtetit, kontratën dhe pagesën e kreu Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit. U blenë: 2000 kostume pajisur me “hu”-shkopa, helmeta e mburoja me vlerë 1.2 milion euro; 50 megafonë me çmim 101 euro/copë me blerë mbi 5000 euro;600 maska gazi dhe filtra gazi me vlerë mbi 107 mije euro. Kompania palë me Qeverinë me qendër në Belizë, mostrat e mallit të një kompanie në Izrael, origjina e mallit Kina!! Të gjitha nën firmën e një gjenerali izraelit në pension. Vetëm transporti i këtyre mallrave i ka kushtuar Berishës 120 mijë euro! Paratë paguar nga Qeveria në favor të kompanisë me qendër në Belizë në një bankë në Tbilisi ne Gjeorgji!! Asnjë garë ligjore, asnjë konkurrim ekonomik”,- theksoi Braçe.