Bozdo: Veliaj nuk ka asnjë projekt, BB lavdëroi veprat e Bashës

431
Partia Demokratike në një reagim pas konferencës së donatorëve, ku kryebashkiaku Veliaj prezantoi projektet, tha se përfaqësuesi i BB lavdëroi projektet e Lulzim Bashës, Rrugen e Kombit, Qendren e Kontrollit te Trafikut te Tiranes, Terminalin Multimoda dhe Bulevardin e Ri. Ish-nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo tha se Veliaj nuk ka asnjë vizion dhe asnjë projekt.
Reagimi i plotë i Bozdos
“Ne konferencen e Donatoreve qe organizon Veliaj, perfaqesuesi i Bankes Boterore lavderon projektet e Lulzim Bashes..Rrugen e Kombit dhe Qendren e Kontrollit te Trafikut te Tiranes, te dyja vepra te Lulzim Bashes. 
Po keshtu Terminali Multimodal, bulevardi e ri e deri tek 100 projekte te gatshme per rruge shkolla kopshte cerdhe dhe rikualifikime urbane, te cilat jane lene gati nga Lulzim Basha.
Veliaj ska asnje vizion dhe asnje projekt. Per interesa klienteliste zhberi dhe planin urban te qytetit. E vetmja pune etij eshte rritja e cmimit te biletave dhe pazari me ponat publike sic eshte parku Rinia.​”
Sigal