Bozdo: Qeveria ka bllokuar 39 projekte zhvillimore të bashkisë

549
Sigal

TIRANE – Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka reaguar sot në një deklaratë për mediat në të cilën është shprehur se qeveria Rama ka bllokuar 39 projekte të bashkisë.

Sipas Bozdos nëse do të ishin realizuar këto projekte do të kishin sjellë përmirësim të situatës dhe të shërbimit që ofron bashkia për qytetarët e saj.

Bozdo tha se Rama ka bllokuar projekte të rëndësishme infrastrukturore për disa rrugë të qytetit por edhe projekte shkollash e qendrash rinore.

Deklarata e plotë e Enno Bozdos

Kryeministri Edi Rama vazhdon politikën e bllokimit të investimeve ndaj qytetarëve të Tiranës.Përveç projekteve strategjike, Edi Rama ka urdhëruar edhe bllokimin e investimeve në rrugë, blloqe banimi, shkolla, kopshte dhe çerdhe. Pasi bllokoi çdo investim në vitin 2014 përmes bllokimit të buxhetit i cili u zhbllokua me vendim gjykate, këtë vit Edi Rama ka urdhëruar Thesarin të kthejë pas 39 projekte që lidhen me rikualifikim urban, rindërtim rrugësh, rikonstruksion dhe rindërtim shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh.
 
Këto investime do të përmirësonin rrënjësisht cilësinë e jetës së mijëra banorëve të kryeqytetit, njëpjesë e të cilëve prej 20 vitesh nuk kanëparë investime në zonat e tyre si dhe do të mundësohej  hapja e 2297 vendeve të reja  pune.
 
Projektet e bllokuara së fundmi nga Edi Rama janë:
 
Rikonstruksioni i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rruga “Arben Lami” – “Ali Shefqeti” –“Aleksander Konda” – rruga që lidh “A. Konda” me “Fehmi Ibrahimin
Rikonstruksion i rrugës “Ali Shefqeti”
Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Ali Demi”
Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “Fuat Toptani” – rr. e “Elbasanit” – Varrezat e Dëshmorëve
Rikonstruksioni i rrugës “Mihal Grameno” dhe degëzimit të rrugës “Budi”-Depo e ujit (faza e dytë)
Rikonstruksion i rrugës “Danish Jukniu”
Rikonstruksioni i infrastrukturës së bllokut që kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana
Ndërtimi i rrugëve ”Disha”, ”Thoma Nasi” dhe “Fransua Pukvil”
Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” e Xhanfize Keko
Rikonstruksioni i rrugës “Imer Ndregjoni”
Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga Rr. “Mentor Xhemali”, rr. “Hajdar Tafa”, Rr. “Qemal Butka” dhe Rr. “Frang Bardhi”
Rikonstruksion i infrastrukturës rrugore i bllokut kufizuar nga Fusha e Aviacionit-rruga “Anesti Lubonja”-Lumi Lana- dhe rruga “Artan Lenja”
Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra”  – rruga e “Dibrës”–“Ibrahim Buzhiqi” dhe “FeritXhajko”
Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Siri Kodra” – Besa –“Jashar Erebara”-“Gëzim Kaceli” dhe Lumi i Tiranës
Rikonstruksioni i pjesës veriore të Unazës së Vogël (rruga  e Kavajës – Zogu I ).
Sistemim-asfaltim i Unazës nga Ministria e Jashtme deri tek ura “Vasil Shanto”
Rikualifikimi urban i Bllokut “Kodra e Priftit”
Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, ”Skënder Luarasi”, ”Grigor Heba”, “Gjik Kuqali”
Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar  nga rruga “Ibrahim Rugova”, rr.”Pjetër Bogdani”,  rr. “Gjin Bue Shpata”,  blv “Bajram Curri”
Blloku 47(kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”,“Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri”, rruga e Parkut të Liqenit (Faza I)
Ndërtimi i ujërave të zeza, Kombinat
Rikualifikimi urban zona e Qytetit të Nxënësve, kufizuar nga rruga “Sabaudin Gabrani” – “Leka i Madh” dhe “Vasfi Samini”
Rikualifikim urban në rrugën “Vëllezërit Manastirli”
Rikualifikimi urban i bllokut të kufizuar nga rruga e Kavajës – “Babë Rexha” – “Ferdinand Deda” dhe Lumi Lana
Rikualifikim urban i bllokut i cili kufizohet nga rrugët ”Asllan Shahini” – Albanopoli” – ”Muzakët” – ”Eshref Frashëri”
Rikualifikim urban i bllokut Nr. 1 (Lapraka) kufizuar nga rruget “Don Bosko” – Shinat e Trenit (Filanto) – “Turhan Pashë Përmeti” – “Ibrahim Pashë Bushatlliu” – “Lord Bajron” – “Riza Cuka” – “Learton Vathi” – “Pandi Dardha” – “Dritan Hoxha” 
Përveçasfaltimittëplotë,ndërtimittërrjetittëkanalizimevedheujravetëbardha e të zeza, ujësjellësit,nga këto investime qytetit do t’i shtohej 19.178 metër katrorë sipërfaqe e gjelbër, 2176 pemë dhe 842 vend-parkime si dhe do të përmirësonte cilësinë e jetës së qytetarëve.
 
Të bllokuara me urdhër politik të Edi Ramës  janë dhe investimet në programin e arsimit parauniversitar dhe edukimit,nga ku do të përfitonin  10.819 nxënës dhe fëmijë dhe konkretisht këto investime janë:  
 
Rikonstruksioni dhe instalimi i sistemit tё ngrohjes nё shkollёn e mesme “Ismail Qemali”
Rehabilitimi dhe instalimi I sistemit tё ngrohjes I shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” 
Rikonstruksioni i plotё i shkollёs speciale “Luigj Gurakuqi”
Rikonstruksioni I shkollës 9 – vjeçare  “Kongresi I Lushnjës”
Rehabilitimi dhe instalimi I sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto”
Rikonstruksion dhe palestёr e re nё shkollёn 9 – vjeçare “Pjetёr Budi” 
Rehabilitimi i pjesshëm dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dhora Leka” dhe ndërtimi i palestrës
Rikonstruksion I shkollёs  9-vjeçare “Siri Kodra” 
Rikonstruksion dhe instalim I sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dora D’Istria” 
Rikonstruksion dhe shtesё nё shkollën 9- vjeçare   “Avni  Rustemi” 
Ndёrtim shtese nё shkollёn e re 9- vjeçare “Isa Boletini”  e shkollёs “Isa Boletini” 
Rikonstruksion  dhe shtesё nё shkollёn 9- vjeçare   “Hasan Vogli” 
Rikonstruksion I kopshtit nr.34 
Ora e përballjes së tij me qytetarët po vjen dhe kjo natyrisht e ka vënë në panik Edi Ramën i cili ka urdhëruar të gjitha komisariatet e Tiranës të shoqërojnë çdo punonjës bashkie që është duke punuar në qytet, nga ata që mbushin gropat, merren me gjelbërimin, me rregullimin e kaldajave nëpër shkolla apo ndalimin e ndërtimeve pa leje. Besoj të gjithë jeni të njohur  tashmë me shoqërimetqesharaketëpunonjësvetëBashkisënëpërkomisariate,ndërsakriminelëtqëterrorizojnëqytetarët me vrasje e tritole thuajse të përnatshme janë marrë në mbrojtje nga policia.  
 
Edi Rama do të mbahet mend si kryebashkiaku që betonizoi Tiranën dhe kryeministri që bllokoi investimet, shkatërroi pronën dhe varfëroi qytetarët e Tiranës e jo vetëm. Sovrani do ta japë shpejt verdiktin e tij dhe qytetarët e Tiranës do të shohin të realizuar çdo projekt që ka pritur për 20 vjet dhe që u është bllokuar këto dy vjet.
 
Ndërsa lidhur me raportin e publikuar nga “Mjaft”, z. Bozdo u shpreh se: “Mjaft” i Veliajt është po aq i besueshëm sa ministri Veliaj”. – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/bozdo-qeveria-ka-bllokuar-39-projekte-zhvillimore-te-bashkise-278549.html#sthash.YTWl5s8I.dpuf