Bozdo: Edi Rama i trembet gjykimit të qytetarëve, ndaj është futur në një spirale bllokimesh e mashtrimesh

433
Sigal

Deklaratë për media e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo

 Dje, gjatë teatrit propagandistik të rradhës, Edi Rama paralajmëroi bllokimin e ri për Tiranën, bllokimin e planit të saj urbanistik.

Gjithçka mund të pritet nga një njeri i cili u mohon të vdekurve, banesën e fundit; të gjallëve, mundësinë për një shtëpi; fëmijëve të kryeqytetit u mohon shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qytetarëve të Tiranës, një jetë me cilësi më të mirë. Po ia kujtojmë edhe një herë Edi Ramës të njëjtin fakt me të cilin dhe vartësi i tij Lame dështoi të përbalte Bashkinë: Plani i përgjithshëm vendor së cilit iu referua zoti Rama, në përpjekje për të mashtruar qytetarët është i vitit 2013, pra, plot 7 vjet pas miratimit të ligjit për legalizimet dhe nuk përjashton nga legalizimi asnjë objekt. Përjashtimet nga procesi i legalizimit i ndërtimeve pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë i referohen vetëm studimeve pjesore mbi 5 kate, të miratuara nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie. Është në dorën e Edi Ramës tashmë, që me ndryshimet e propozuara në ligjin e legalizimit, ta ndryshojë edhe këtë nen por ka zgjedhur të mos e bëjë një gjë të tillë. Por dje, Edi Rama foli edhe për hipoteka, pas kaosit urban që krijoi për 11 vjet në Tiranë, me klientelizmin dhe abuzivizmin e tij legjendarËshtë po i njëjti Ramë që duke lejuar shkeljen e lejes së ndërtimit dhe hequr çdo përgjegjësi nga vetja, u mohoi lejet e përdorimit si kusht kryesor të hipotekimit, afro 50 mijë qytetarëve të Tiranës. Është kjo papërgjegjshmëri e Edi Ramës që ka sjellë këtë situatë në kryeqytet dhe këtë problematikë për qytetarët. Në 2 vjet e gjysmë, Bashkia e Tiranës ka pajisur me leje përdorimi 180 objekte me përfitues 38 mijë qytetarë të Tiranës. Janë në përfundim të procesit edhe 60 objekte të tjera, të ndërtuara në shkelje të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. Për 130 objekte, ku ndërtuesit nuk marrin përsipër përgjegjësitë e tyre financiare, Bashkia ka aplikuar listën e zezë, deri sa ata të marrin përsipër detyrimet e tyre për paisjen me leje përdorimi të objekteve të ndërtuara prej tyre. Natyrisht, është e vështirë që në 2 vjet e gjysmë të rregullosh gjithçka u bë keq apo shumë keq në 11 vite të Edi Ramës, por qytetarët sot bëjnë lehtësisht diferencën. Edi Rama i trembet gjykimit të qytetarëve, ndaj është futur në një spirale bllokimesh e mashtrimesh, për të penguar dhe bllokuar punën e Bashkisë së Tiranës në çdo fushë të saj.