Bordi i ONM, kush e ka keqinformuar komisionerin europian, Johannes Hahn

500
Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i është përgjigjur shqetësimit të Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorit është antikushtetues. Komisioneri Hahn thotë se funskionimi i këtij Bordi është në përputhje me kushtetutën duke iu referuar Aneksit B të saj, ku përcaktohet ngritja dhe funksionimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sinkron….Hahn ) me dublim….Kushtetuta e Shqipërisë qartësisht përcakton se ONM pritet të “mbështesë proçesin e rivlerësimit duke monitoruar dhe mbikëqyrur të gjithë procesin e rivlerësimit” dhe “duhet të udhëhiqet nga Komisioni Europian”. Në fakt, një Drejtor nga Komisioni Europian po udhëheq bordin.
Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se ONM përfshin partnerë në kuadrin e proçesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik. Këta partnerë kanë përfaqësues në bord.
Por ndryshe nga Komisioneri Hahn ministri i Drejtësisë Petrit Vaslili thotë se për kriijimin e ndonjë bordi për ONM nuk flitet asnjë fjalë as në aneksin e kushtetutës as në kushtetutë dhe as në ligj. 
Në anskesin B të Kushtetutës që i refereohet Komisioneri flitet vetëm për Operacionin ndërkombëtar dhe jo për Bordin. Në aneksin B vërtet flitet për përfshirje të ndërkombëtarëve , por në pikën 2 thuhet që ky bashkëpunim i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare ccka do të thotë që çdo marrëveshje që mund të lidhë qeveria shqiptare me Bashkimin Europian duhet të kalojë në parlament. Komisionieri Hahn thotë se ka një kërkesë nga qeveria shqiptare për mbledhjen e Bordit, por deri tani në parlament nuk ka kaluar asnjë marrëveshje e tillë. 
Për të gjitha këto Komisioneri Hahn në këtë rast ose nuk është informuar nga vartësit e tij në Bruksel e Tiranë për atë se çfarë përcakton aneksi Kushtetues ose është keqinformuar prej tyre. 
Në asnjë fjali të këtij aneksi ku përcaktohet ngritja dhe funkdionimi i ONM-së nukekziston fjala Bord i Monitorimit. Komisioneri Hahn në këtë rast ose nuk është informuar nga vartësit e tij në Bruksel e Tiranë për atë se çfarë përcakton aneksi Kushtetues ose është keqinformuar prej tyre. 
Në një shkresë të institucioneve europiane të siguruar nga Televizioni Klan thuhet se ONM-ja duhet të informojë Komiteti Drejtues i Projektit, ONM dhe Bordin, mirëpo në Kushtetutë dhe në Ligj parashikohet që ONM-ja të informojë vetëm komisionet e Vetingut dhe i jep rekomandime kuvendit për gjetjet për gjyqtarët dhe prokurorët që janë në proces vetingu. Në asnjë rresht të Kushtetutës, ndryshe nga çparashikon ky dokument nuk parashikohet që ONM tu japë informacione institucioneve të tjera shqiptare apo ndërkombëtare. Aq më pak një institucioni politik si Bordi i Monitorimit, në të cilin bëjnë pjesë edhe ambsadaorët e SHBA dhe BE.
Sigal