‘Bomba’ në Bruksel/ 11 pyetje për Mogerinin, Vlahutin kryqëzohet për vilën 1.6 milionë euro dhe…

Pas publikimit së një kontrate ku delegacioni i Bashkimit Evropian ka blerë një vilë 1.6 milion euro në një zonë rezidenciale, zyrtarët e Brukselit kanë nisur të shqetësohen.. Inberborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian i ka kërkuar llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini. Letra e eurodeputetes është nisur në 15 shkurt dhe përmban një listë me 11 pyetje të detajuara. Ajo që bie në sy është pyetja numër 9 mbi punësimin nga Vlahutin në delegacionin e BE-së për kushërinjtë e ministrave të qeverisë Rama.

Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin
EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu një rezidence në zonën e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi bërë me dije se çmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.
1. A mundet Komisioni t’i konfirmojë këto shifra sa më lart?
2. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë çmim për m2 meqenëse çmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000¬2000 euro për m2?
3. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qira?
4. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?
5. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
6. Kush i drejtoi këto negociata?
7. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?
8. A mundet, ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosje të kontratës së blerjes?
9. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
10. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
11. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?