“Bomba” gjermane: Qeveria “Rama” ka rënë, shteti në prag falimenti

169

Mesazhe nga CDU-ja e Merkel: Kur kollitet Gjermania, atëhere Shqipëria ka temperaturë. BE nuk i premton asgjë në 18 tetor. Së shpejti vendi juaj nuk do të ketë aftësi paguese për rrogat. Përgjegjës është kryeministri Rama. Vendi do qeveriset nga një forcë tjetër, që do të dalë pas zgjedhjeve të reja parlamentare e vendore

Mesazhi “bombë” nga Berlini, nga Martin Henze këshilltar i CDU, partisë së Kancelares, Angela Merkel

Qeveria “Rama” ka rënë, shteti në prag falimenti

Kryeministri Rama wshtw i izoluar politikisht nga udhwheqwsit e vendeve kryesore tw Bashkimit Europian, asnjw nuk e ka pritur,  madje tw përditshme janw mesazhet kuptimplote tw Berlinit dhe Francws ndaj qeverisw sw kryeministrit Rama. Para disa jawsh ambasadorja e Francws nw Tiranw Christina Vasak tha “se më 30 Qershor, qeveria zhvilloi “zgjedhje të çuditshme lokale”. Ky qëndrim jo mbështetës për vendimin e qeverisë për të bërë zgjedhje pa opozitën është një paralajmërim indirekt se në Tetor, nga Franca nuk mund të pritet një vendim pozitiv për nisjen e negociatave më Shqipërinë. Ambasadorja franceze, ka vendosur gishtin në plagën tjetër të madhe të Shqipërisë, emigrimin e rinisë.  “Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Europa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mirë”-u shpreh ambasadorja e Francës. Tani wshtw Martin Henze këshilltar i CDU, partisë së Kancelares, Angela Merkel. Henze i cili deklaron se “Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti”.

BE nuk premton asgjë Shqipwrisë në 18 tetor

Martin Henze këshilltar i CDU, partisë së Kancelares, Angela Merkel. Henze paralajmëron se Shqipëria rrezikon së shpejti të mos ketë aftësi paguese për rrogat e administratës dhe kjo, sipas tij, do të sjellë një katastrofë ekonomike.  Shqipëria nuk do të marrë miratimin për hapjen e negociatave më 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë. Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Kryeministrit Edi Rama nuk premton asgjë për këtë datë.

Pwrgjegjws, kryeministri Rama

Në këtë kuadër, Henze thotë se përgjegjës kryesor për këtë situatë është Kryeministri që ka hapur shtegun e një narkoshteti. Henze deklaron se ka dyshime se Balla është i lidhur me mafian në vendin tonë, si dhe ka marrë pjesë aktive në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 2017-tës. “Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i grupit të deputetëve socialistëve shqiptarë, partia drejtuese e kryeministrit ende në detyrë Edi Rama, Taulant Balla, dyshohet nga dokumentacioni i autoriteteve të sigurisë, i zbuluar nga shtypi ndërkombëtar, ndër të tjera në bashkëpunim me mafien shqiptare, si dhe i angazhuar masivisht në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2016/2017, në favor të kryeministrit Edi Rama”, – shkruan Henze. Ai ngre dyshime se Balla është i përfshirë dhe në një audipërgjim së bashku me Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit.

PPP e rrugwve me çmime stratosferike

Martin Henze këshilltar i CDU, partisë së Kancelares, Angela Merkel  shkruan se “Arka e shtetit do të jetë boshe dhe borxhet për të paguar borxhe po e rrënojnë ekonominë. Në Gjermani nuk kanë çmime stratosferike 20 milionë euro për një kilometër, ndonëse rrugët janë në standarte shumë herë më cilësore, në parametra shumë herë më profesionale dhe kushtojnë disa herë më lirë, për terrene dhe vepra të përafërta”.

Nëse kollitet Gjermania atëherë Shqipëria do të ketë temperaturë

Në një intervistë për Shijak tv, Martin Henze shprehet se CDU dhe qeveria gjermane janë shumë të vëmendshme ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Nëse kollitet Gjermania atëherë Shqipëria do të ketë temperaturë. Dhe Berlini do të kollitet sigurisht së paku politikisht. Ne nuk mund të pranojmë në familjen evropiane një vend ku nuk sundon ligji, por paligjshmëia, thotë Henze. Në vijim ai shton se po mbështesin PD dhe Lulzim Bashën jo thjesht në bërjen e një programi ekonomik. Henze pohon se Basha po merr mbështetje nga Berlini dhe në projektin e tij për luftuar pasuritë e paligjshme, për të gjurmuar llogaritë e fshehura dhe për të ndëshkuar aferat korruptive. Kjo qeveri ka rënë, pohon këshilltari i CDU-së, dhe vendi do të qeveriset nga një forcë tjetër që pas qeverisë tranzitore do të dalë prej zgjedhjeve të reja parlamantare dhe vendore.