‘Bomba’ e radhës/ Gazetari i ‘Bild’: Do publikoj përgjime të reja për bosat që blejnë vota për PS-në

550
Sigal

Gazetari gjerman i ‘Bild’, Peter Tiede, i njohur për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në “A show” në News24.

Në një lidhje ‘skype’ Tiede tha se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime”, tha Tiede.

Po kështu gazetari i ‘Bild’ paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.

“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera i Bild, duke falënderuar në shqip.