Bomba e Petrit Vasilit: Rama po përgatit skenarin që të lërë Shqipërinë jashtë BE, ja arsyet

440
Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së,Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama dhe mazhorancën se po punojnë në mënyrë të fshehtë që Shqipëria të mos integrohet në BE.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Rama dhe të tijtë kanë si qëllim që ta lënë Shqipërinë jashtë BE-së,pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të pastronin të qetë paratë e tyre të pista.
Sipas tij ky skenar i fshehtë mund të ndalohet vetëm nga shqiptarët e bashkuar.
Ja postimi i Vasilit:
Kryeministri e te tjere (…) skenar te fshehte te pagezuar ” integrimi i pamundur”, si alibi per te nxjere Shqiperine nga Evropa.
Kryeministri po zbaton nje skenar te fshehte te pagezuar “integrimi i pamundur”.
Ky skenar i cili eshte ideuar dhe sponsorizuar ne nje shtet te te rendesishem te lindjes pas zgjedhjeve te qershorit 2017, me objektivin e ndertimit te alibise, qe do ta lejoje kryeministrin te legjitimoje bashkepunimin per operacione politiko-financiare okulte me shtete te vendosura fort kundra bllokut te BE.
Krijimi i tensionimit artificial politik,bllokimi i reformes ne drejtesi permes delegjitimimit te saj,vijimi i operacioneve te medha te pastrimit te parave qe vijne edhe nga lindja…ishin shtyllat e skenarit “integrimi i pamundur”
Kjo kishte synim qe duke pamundesuar ecjen e integrimit europian te pengohet dhe evitohet syri i “bezdisshem” i europianeve ne transaksionet e medha financiare me qellim pastrimin masiv te parase se trafiqeve dhe asaj te lindjes…dhe te nxjerrjes se valutes jashte vendit.
Shperberja e ketij skenari te perbindshem per te ardhmen e Shqiperise, te sponsorizuar nga duar antishqiptare, ka vetem nje rruge per ta ndalur: te gjithe se bashku qe integrimi europian te ece perpara dhe zbatim te reformes ne drejtesi sipas kushtetutes e ligjit e cila do te zbardhe kete komplot shkaterrimtar e mafioz kunder vendit ku indiciet dhe disa fakte jane ne duar te “mira” qe tani….
Sigal