“Bomba” e kriminalizimit të qershorit/ PD-ja sot publikon fakte për kryebashkiakun e tretë të PS-së të dënuar. I katërti është me iniciale J.S

232

Plas “bomba’ kriminalizimit të 30 qershorit, kryebashkiaku i tretë  i PS-së i dënuar. Në pritje i pesti

Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, mesa duket nuk janë të vetmit kryebashkiakë që do të sulmohen nga PD-ja. Burime bëjnë me dije se sot do të publikohen dokumente nga PD-ja për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve mësohet se Mark Babani është i dënuar dhe sot PD-ja pritet të dalë në një deklaratë urgjente. Do të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për të. Partia Demokratike, denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit. PD publikoi disa dokumente që, sipas saj, Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS. Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut. Sipas burimeve të mirinformuara, një tjetër kryebashkiak i 30 qershorit, i rëndësishëm i Shqipërisë së Mesme, pritet t’i publikohen rekordet kriminale, kur ka qenë në Greqi dhe ka mbajtur emër e mbiemër me iniciale J.S. Kjo do të jetë një “bombë” e madhe, pasi kandidatura e tij është mbështetur drejtpërdrejt nga kryesia e PS-së.