‘Bomba’ e ish-aleatit të Ramës: Më ka thënë se 3 nga PS, i kap reforma në drejtësi

911
Sigal

Ish-aletati i kryeministrit Edi Rama, Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”. Ngjela deklaroi se vetë kryeministri “më ka thënë se tre nga të mitë i kap reforma”.

Debati

Paskal Milo, duke folur në “Open” deklaroi se nëse nuk zgjidhet kriza, atëherë situate do të jetë përplasëse, ndaj palët duhet të ulen se faj kanë të dy palët.

Kurse Çlirim Gjata deklaroi se nuk jemi njësoj të dy palët pasi kanë gjetur personazhe skandaloz për ministra të jashtëm, pasi njerëzit me dinjitet nuk i përgjigjen atij.

Carlo Bollino, e kundërshtoi Gjatën, duke i thënë se edhe në kohën e PD-së ka pasur përgjigime e fakte si Gërdeci por asnjëherë nuk ka pasur hetime nga Prokuroria.

Ndërkaq, Spartak Ngjela deklaroi se nuk shpëton dot asnjë zyrtar i kapur me korrupsion. “Vetë kryeministri shqiptar më ka thënë se tre nga të mitë i kap reforma. Janë mbledhur si çakenjtë”, deklaroi ai.