Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, në një kohë kur në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sali Berisha me anë të një statusi në FB, shkruan se kryeministrin Rama se po lobon nëpër Opozitë për të mos votuar pro heqjes së mandatit.
Statusi i plotë:
Pengmarrje!
Rama dorezohet para Tahirit!
Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit!
Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen! sb