‘Bomba’ brenda Rilindjes/ Ja pse u zu Rama me Blerina Gjylametin ….

743
Sigal

Dështimi i anti-mitingut të djeshëm të organizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka bërë që gjendja brenda Partisë Socialiste të jetë e rëndë.

Pas fjalës së mbylljes, Edi Rama ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylametin.

Fakti që në anti-mitingun e Ramës kishte shumë pak socialistë të Tiranës ka bërë që të plasë një debat i ashpër brenda kupolës së PS-së.

Burimet kanë bërë të ditur se dështimi nuk ka qenë shkaku i vetëm i debatit. Fakti që Erion Veliaj nuk ka futur asnjë njeri të Blerina Gjylametit në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ka shkaktuar një tjetër debat të ashpër.

Pas këtyre, Rama i është kthyer me gjuhën e tij Gjylametit, duke e akuzuar. Kryetarja e PS-së së Tiranës ka dhënë dorëheqjen nga posti, gjë që pritet ta zyrtarizojë brenda këtyre ditëve.