Bojkoti – Tjetër thirrje nga BE për PD, Hahn: Debati brenda Parlamentit

505
Një tjetër reagim nga Bashkimi Europian vjen për situatën në Shqipëri, veçanërisht për bojkotin parlamentar nga ana e opozitës.

Komisionieri për zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn është shprehur kundër bojkotit parlametar. 

Hahn: Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Në veçanti, është me rëndësi të madhe për të ruajtur vazhdimësinë parlamentar në një kohë kur reformat e rëndësishme që janë në rendin e ditës të parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të vettingut në kuadër të reformës në drejtësi dhe reformën zgjedhore, duke përfshirë vijimin e rekomandimeve të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE / ODIHR-it të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto reforma janë të domosdoshme që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE.
Sigal