Bojkoti, Rama: PD eja diskutojmë …por zëri opozitës një ish-i burgosur

428
Sigal

TIRANE – Edhe kryeministri Edi Rama i ka hapur dritën jeshile kërkesave të opozitës për riktihimin e kësaj të fundit në parlament, dhe më konkretisht kërkesës që ka të bëjë me inkriminimin e parlamentit nga deputetë me precedentë penalë. Por për shefin e qeverisë, duhet të ndalohen akuzat që ai i cilësoi shpifje, dhe që sipas tij bëhen për të njollosur integritetin e deputetëve të mazhorancës.

Duke iu referuar pretendimeve të opozitës, se në radhët e mazhorancës ka persona të inkriminuar dhe me precedentë penalë, Rama theksoi se nga ana e shumicës, u është kërkuar të gjithë të zgjedhurve dëshminë e penalitetit, që siç nënvizoi ai është i vetmi dokument ligjor që që përcakton raportin e një individi me ligjin.

Në këtë kontekst, kryeministri ka ftuar opozitën që nëse ka ide apo plane konkrete për të vërtetuar se përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend nuk kanë precedentë penalë, të paraqiten dhe të shqyrtohen e diskutohen nga të dyja palët.

“Një element mbetet e pazgjishme, dhe për këtë arsye nuk u prek, por unë dua ta prek, se nga ana tjetër është kthyer në një pjesë të bezdisshme për të gjithë miqtë e Shqipërisë, që ka të bëjë me një përpjekje të vazhdueshme për të zhvleftësuar parlamentin dhe për të njollosur integritetin e kësaj shumice qeverisëse, duke ngritur në mënyrë konstante akuza me shpifje dhe me domosdoshmërinë për të gjetur bazë për këtë qasje të pajustifikueshme për një opozitë serioze dhe alternative. Megjithatë edhe pse ne jemi të qartë e të qetë në këtë aspekt, dua ta ritheksoj, nëse opozita ka ide apo plane konkrete se si mund të qëmtohet në jetën e tjetrit, në funksion të integritetit moral të gjithë deputetëve, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë dhe shqyrtojmë. Një gjë e kemi respektuar me këmbëngulje edhe pse ligji nuk e kërkon se kur kemi vendosur për të gjithë kandidatët kur kemi kërkuar votë, kemi kërkuiar dëshminë e penalitetit, i vetmi dokument ligjor, që përcakton raportin e një individi me ligjin. Thënë kjo mbetemi plotësisht të hapur nëse opozita ka ide, dhe bashkë me idenë argumentat e nevojashëm për të mos cënuar lirinë e ccdo qytetari për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.” theksoi Rama

Rama: Akuzat komike kur bëhen nga një ish-i burgosur ordiner
Megjithatë Rama është ndalur konkretisht tek personat e inkriminuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku vuri në dukje se zëri i akuzave plot shpifje nga ana e PD, vjen sipas tij nga ish-i burgosur ordiner, duke iu referuar deputetit demokrat Arben Ristani. Sipas Ramës, në këtë kontekst, situata e akuzave dhe pretendimeve për inkriminimin e parlamentit bëhet qesharake.  

“Sigurisht që pjesa komike në këtë është e pranishme, sepse zëri më përfaqësues i opozitës në gjithë valën e akuzave ndaj opozitave është një ish-i burgosur ordiner për mashtrim dhe korrupsion. Duke pasur parasysh se ky ish-i burgosur ordiner kërkon llogari për krime apo akte të paligjshme të pandëshkuara nga gjykata, gjendemi përpara një argumenti q ëi mbetet opozitës ta trajtojë. Se nëse opozitës, kujton se me akuza të prezumuara, duhet të ulim kokën, ccfarë duhet të themi për ish-të burgosur ordiner?” tha kreu i qeverisë.