Bojkoti i opozitës/ Rama i vetëm në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës

527
Kryeministri Rama paralajmëron se do të hyjë i vetëm në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës, pavarësisht bojkotit të opozitës. Me një status në Facebook, Rama thotë se kriza e PD nuk do bëhet kriza e vendit, dhe duke paralajmëruar futjen e PS në zgjedhje.

Qëndrimi i Ramës është i njëjtë me atë që ai premton se do të bëjë edhe për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, nëse opozita bojkoton. Kusht i opozitës që proteston për më shumë se një muaj para kryeministrisë, është qeveria teknike. Kundër idesë së Ramës për zgjedhje pa opozitën, është edhe LSI.

Posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës mbeti bosh pas largimit të Elvis Rroshit në bazë të ligjit për dekriminalizimin.
Sigal