Bojkoti drejt thyerjes, Basha: Mirëpresim ndërmjetësim e PE

442
Sigal

TIRANE –Dy liderët politikë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë pranuar në distancë ndërmjetësimin e politikanëve evropianë për zgjidhjen e ngërçit politik nga bojkoti parlamentar prej mëse 5 muajsh të opozitës.

Pas kthimit nga kongresi i CDU-së në Gjermani, Basha mblodhi aleatët për të diskutuar mbi draftin e propozuar nga eurodeputetët e majtë dhe të djathtë të PE-së, e ku një ndër pikat e kërkuara, është dekriminalizimi i Kuvendit.

Edhe pse nuk e shprehu drejtëpërdrejtë vendimin, kreu i opozitës la të kuptohet se është i gatshëm për konsensus me qeverinë, duke nënkuptuar kthimin në sallën e Parlamentit. Por megjithatë, tha Basha, “topi është qartësisht në dorën e tyre”.


Basha mbledh aleatet, Shehi: Ne 18 dhjetor opozita ne Kuvend
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte dy aleatët e tij, Dashamir Shehin e LZHK-së dhe Fatmir Mediun e PR-së për të diskutuar në lidhje me bojkotin parlamentar të opozitës i cili vijon prej mëse 5 muajsh.

Basha ka zgjedhur që pas vizitës në Gjermani në kongresin e CDU-së, të presë më vete aleatët në zyrën e tij në selinë e PD-së.

Por gjithashtu ky takim, vjen vetëm një ditë pas deklaratës që kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dha për A1 REPORT, se do të jetë në Parlament më 18 dhjetor, me apo pa PD-në. Dhe po të njëjtin qëndrim Dashamir Shehi e ka shprehur edhe pas takimit kokë më kokë që zhvilloi me Bashën.

Jemi para një zgjidhje dhe shpresojmë që shumë shpejt do kemi lajmë të rëndëishme, java qe vjne është mjaft intensive për rikthmin në parlament, mendoj që në 18 e gjithë opozita do jetë në parlament”, tha Shehi.
 
Basha ka zgjedhur të zhvillojë takime të vecanta me drejtues te partive opozitare, ndërsa më pas do të ketë një mbledhje të përbashkët të deputetëve. Deri atëhetë, pritet të bëhet publik qëndrimi përfundimtar i Partisë Demokratike për rikthimin ose jo në Kuvend të opozitës.