Bojaxhiu zhgënjehet nga borxhliu, kërkon 225 mijë USD

496
Gjergj Bojaxhi, kryetari i dorëhequr i lëvizjes “Sfida”, mësohet se ka paditur kompaninë fituese të parkimeve në Vlorë, Tis Park. Padia lidhet me një kontratë huaje, dhënie paraje me fajde, kjo kontratë u publikua ekskluzivisht në Hashtag.al një vit më parë. Bojaxhi i ka dhënë administratorit të Tis Park, Bashkim Shala rreth 225 mijë dollarë. Bojaxhi pretendon paratë nuk i janë rikthyer. Bojaxhi në padinë e tij, kërkon dhe interesat mbi borxhin.

Pak ditë më parë zoti Bojaxhi dha dorëheqjen nga funksionet e tij në partinë “Sfida”. Kjo parti lindi si shtojcë e grupimit “Ne Tirana”. Ky grupim nuk e mbështeti nismën e re të Bojaxhiut, ndërsa Bojaxhi u akuzua nga disa ish-bashkëpunëtorë të tij se kishte përvetësuar (dhe nuk kishte bërë transparente) donacionet e fushatës së “Ne Tirana” në vitin 2015.

Dy vitet e fundit, Bojaxhi ka qenë objekt i hetimit për pastrim parash. Ai është përpjekur të ruajë profilin e një politikani pa lidhje me sistemin, madje ai e denoncon fort sistemin. Por të dhënat mbi pasurinë e tij personale dhe të familjarëve të tij, tregojnë se zoti Bojaxhi është “de facto” një prej oligarkëve të vendit, i strukturuar fort në biznesin e naftës.

Marrë nga Hashtag.al
Sigal