Bogdani: Edi Rama dha lejen e pallatit që shembi, qytetarët paguajnë koston

420
Pas shëmbjes së ndërtesës 5 katë pranë Fakultetit Ekonomik, ka reaguar Partia Demokratike në lidhje me lejen e dhënë nga Bashkia e Tiranës gjatë mandatit të Kryeministrit Rama.
Më poshtë deklarata e plotë e z.Gerti Bogdani 
Sot pamë se prioritetet e vërteta të Edi Ramës nuk janë krijimi i më shumë vendeve të punës, por tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave për të cilat ai vetë ka dhënë leje.
Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit.
Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetarëve. Dhe përsëri përdori po me paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.
Ja ku është këtu leja e ndërtimit e firmosur nga vetë Edi Rama.
Kush do ta pastrojë këtë katrahurë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të lejuar, të zhvilluar e së fundmi të prishur nga vetë Edi Rama.
A do të mbajë ai përgjegjësi për trillet e tij që i kushtojnë taksave të qytetarëve? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol? Për mbarë qytetarët tashmë është e qartë se kush është kryeministri i vendit.
Sigal

Koha për përgjigjen qytetare po afron.