Boçi: “Zhdukja” e simboleve të gjalla të diktaturës, beteja e parë e PD

562
Partia Demokratike, ashtu sikur edhe më herët, ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar. Ky katërvjeçar është i dyti për PD në opozitë. Por ndryshe nga katërvjeçari i parë, Basha duket se ka ndryshuar strategji. Fillimisht ka larguar një pjesë të mirë të demokratëve të vjetër. Ndërkohë pas zgjedhjeve të 22 korrikut, kur mori votat e demokratëve për të drejtuar sërish PD-në, Basha me deputetët e zgjedhur më 25 qershor, ka nisur edhe projektin e ri të të bërit opozitë. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i pyetur për hapat që janë duke u marr për nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe për betejën e parë kundër mazhorancës, deklaroi për “Telegraf” se PD-ja është e vendosur të luftojë fortë kundër simboleve të gjalla të komunizmit. Sipas tij, beteja do të fillojë me nisjen e seancës së parë parlamentare. Për Boçin, protesta e parë do të jetë kundër drejtuesve të vjetër të PS-së.
Sigal