Blushit i bëhet gjyqi me dyer të mbyllura si Kadri Hazbiut

517
E ndërsa kryeministri Rama ka mbaruar fjalimin e tij, një dyzinë njerëzish kryesisht rojet e tij  personale, kanë urdhëruar mediat të dalin jashtë, pasi sipas tyre “ka diskutime për çështjet e  brëndshme të partisë”. Janë dashur vetëm pak minuta që mediat të dalin jashtë, dhe brenda  sallës së pallatit të sportit të Elbasanit, të niste gjyqi ndaj deputetit Ben Blushi, ku ishte të  organizuar deri në detaje skenarë të cilët të kujtonin gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm  Kadri Hazbiu.

 Për afro 1 orë, Blushit nuk i është dhënë asnjë mundësi të flasë para pjesëmarrësve në qetësi, por ai është fishkëllyer, fyer dhe sharë, nga persona dhe grupe personash që sipas deputetit “nuk kishin lidhje fare me bazën e PS”. Ata thërrisnin, ulërisnin, duke pasur si mbështetje edhe heshtjen e deputetëve socialistë, kolegëve të Blushit, por edhe  njëfarë qetësie të treguar nga Rama. Pavarësisht situatës shumë të tensionuar brenda sallës, deputeti Blushi e ka marrë dhe rimarrë fjalën, duke folur dhe duke i kërkuar llogari kryeministrit  dhe kreut të PS zotit Rama me pyetjen se “përse nuk pranon të kandidosh për kryetar partie, pse  e mundohesh ta ndalosh garën, pse e shkel statutin e partisë, duke organizuar tubime të tilla që  të kujtojnë mbledhjet e Saliut”. 

Përgjatë 1 ore , salla e mbushur me mbështetës të Ramës nuk  ka pushuar nga thirrjet “Nxirreni jashtë, ik ti nuk je deputeti ynë,” madje edhe duke lëshuar  fyerje dhe sharje banale. Për afro 1 orë, Blushit ju bë gjyqi nga ata që deri dje e telefononin, e  uronin, e përgëzonin, kurse dje u detyruan ti ktheheshin atij kundër. Blushi në një prononcim për  mediat kur ka dale nga salla e “gjyqit deklaroi se “salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja,  e kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e  qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja, unë ju drejtova duke u thënë se bëjnë shumë  mirë që vijnë në PS, i jam drejtuar personalisht Edi Ramës brenda në sallë pavarësisht se kishte tension, fyerje dhe sharje, duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh”. Nga  situata e krijuar keq janë ndjerë edhe mjaft miq dhe bashkëpunëtorë të Blushit në Elbasan, të  cilët nën zë deklaruan se “e dinim që gjithçka ishte e përgatitur, por ishte një gabim i madh, jo kështu, partia po degradon, por nuk kemi çfarë të bëjmë, na detyrojnë të bindemi ndryshe kemi pasoja, mbetemi mes katër rrugëve, nuk mund të sillesh me një deputet kështu, po shkojmë 
drejt totalitarizmit”. 
Sigal