Blushi zbulon macen e gjëegjëzës që i tregoi Erjon Braçes

469
Deputeti Ben Blushi tregoi pas një muaji gjëagjëzën që i kishte drejtuar Erion Braçes. Gjëagjëza ishte e tillë: Unë kam një mace, ta fal ty, macja kafshon rastësisht Taulant Ballën, meqë ti e përkedhel shumë. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti, apo macja?

Sot, Blushi tregoi me gisht nga Edi Rama dhe i tha Erjon Braçes: Ky është macja! Dhe macja ju ka kafshuar të gjithëve juve!

Deputetët socialistë nuk lëvizën asnjë muskul në fytyrë. Vetëm Tom Doshi qeshi, ulur mes rreshtave të të majtës në kuvend. 
Sigal