Blushi sqaron incidentin e Elbasanit

545
Në përfundim të incidentit të Elbasanit gjatë takimit të socialistëve, deputeti Ben Blushi ka dhënë një shpjegim për gazetarët rreth asaj që ndodhi brenda Pallatit të Sportit.
“Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja. U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS. Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh. Njerëzit që fishkëllenin për Berishën ishin sot në sallë. Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm”, u shpreh Blushi.
Sigal