Blushi sfidon Ramën për kazinotë: LIBRA do pastrojë Tiranën nga veset

484
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka sfiduar sot hapur Edi Ramën për largimin nga qytetet të lojërave të fatit, projekt i cili ishte premtim i kryeministrit.
Kështu, me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut Blushi pohon se LIBRA do të pastrojë Tiranën nga veset, siç është gracka nga kumari.

MESAZHI I BLUSHIT
LIBRA DO PASTROJË TIRANËN NGA VESET
LIBRA do ti pastrojë qytetet nga lojrat e fatit. Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korcca, etj do të shpëtojnë nga gracka e kumarit dhe nga plagët që ai shkakton. Kush do të luajë të ardhmen e vet duhet të dalë jashtë qyteteve ku do krijohen zonat e lira për kënaqësitë e vesit. Ju premtoj se fëmijët që shkojnë në shkollë dhe gratë nuk do shohin më baballarët dhe burrat duke humbur te cepi i lagjes.
Sigal